Opoja.net

Rashica – Schick, dyshja që po synon Rangnick ta transferoj gjatë verës të Milan

Sport
Rashica – Schick, dyshja që po synon Rangnick ta transferoj gjatë verës të Milan

Trajneri në ardhje i Milanit Ralf Rangnick ka dy synime parësore në mendje për të forcuar sulmin e Rossoneri përpara sezonit të ardhshëm.

Edhe pse mungon njoftimi zyrtar i emërimit të tij në krye të MIlanit, Rangnic pritet që gjatë vers të zbres në ‘San Siro’.

Sipas La Gazzetta dello Sport, departamenti i parë që do të përforcohet do të jetë sulmi, me Zlatan Ibrahimoviç të vendosur të largohet.

Rangnick me sa duket po synon sulmuesin në pronësi të Romës Patric Schick dhe anësorin e Werder Bremen, kosovarin Milot Rashica, përcjell ORAinfo.

Schick e kaloi sezonin e kaluar si huazim në RB Leipzig, por klubi gjerman nuk do të ushtrojë opsionin e tyre për të blerë i cili është vendosur në 28 milionë euro, dhe për këtë arsye sulmuesi do të kthehet në Romë.

Milani është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 20 milionë eurosh për lojtarin çek, i cili shënoi 10 gola dhe shtoi dy asistime në 22 paraqitjet e Bundesligës këtë sezon.

Ndërkohë Rashica vlerësohet me 20 milionë euro dhe Rangnick i pëlqen shumë lojtari i Kombëtares së Kosovës, për shkak të faktit se ai mund të luajë si një anësor ose një mesfushor sulmues dhe mund t’i përshtatet formacioneve të shumta të MIlan. /ORAinfo/

Loading...

Mos i humb

Zinedine Zidane për herë të parë eliminohet nga Liga e Kampionëve si trajner

Fari Kolloni

Guardiola ka diҫka për të thënë në lidhje me ndeshjen ndaj Real Madridit

Fari Kolloni

Manchester City në epërsi pas gabimit amatoresk të yllit të Real Madridit

Fari Kolloni

Lazio – Muriqi, vjen lajmi me i fundit nga Italia

Fari Kolloni

Presidenti Thaçi kujton medaljen e artë të Kosovës në Rio

Fari Kolloni

Para ndeshjes ndaj Man City, Zidane jep lajmin e madh

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net