Opoja.net

Reagon edhe UEFA pas fitores dhe formës së lartë të Kosovës

Sport
Reagon edhe UEFA pas fitores dhe formës së lartë të Kosovës

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka reaguar pas fitores së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Republikës së Çekisë.

Kosova ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.

Kjo fitore e Dardanëve erdhi falë golave të shënuar nga sulmuesi Vedat Muriqi (20′) dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda (66′).

Fitorja e Kosovës bëri bujë të madhe në mediat vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa reagim ka dhënë edhe faqja zyrtare e UEFA-s.

Faqja zyrtare e UEFA-s ka shkruan për formën e mirë që po kalon Kosova, si përfaqësuese e pamposhtur në 15 ndeshje.

“Kosova, kombëtarja në formë. FFFFBFFBFFBBBFF”, shkruan në faqen zyrtare të UEFA EURO 2020.

Ndryshe, ndeshja e radhës e Kosovës është në udhëtim te Anglia me 10 shtator në stadiumin St Marys të Southamptonit. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Kosova e detyruar ta ndryshojë listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Luksemburgut

Opoja.net

Air Albania nominohet për çmimin “stadiumi më i mirë i vitit 2019”

Opoja.net

Kosova merr fitore të madhe, e mposhti Islandën

Opoja.net

Lëndohet Edon Zhegrova, rrezikon edhe ndeshjen me Maqedoninë

Opoja.net

Challandes i palumtur me formatin e play-off’it: E pamundur për tifozët e Kosovës të në përkrahin në finale

Opoja.net

Mundësi i Kosovës, Egzon Shala siguron pjesëmarrjen në Olimpiadën “Tokyo 2020”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net