Opoja.net

Recetë për shërim të lukthit

Shëndeti

Ushqimi që hani luan rol të madh në parandalimin e sëmundjeve degjenerative, duke e përmirësuar mjedisin e mikrobiomit. Nëse thelbi i një sëmundjeje gjindet në lukth, siç ka thënë edhe Hipokrati, aty gjendet edhe shërimi.

Provoni këtë recetë për përmirësimin e shëndetit të lukthit.

  1. Supë pule dhe kungulleshaPërbërësit e lëngut të pulës:
    *Një pulë e plotë organike
    *6 thelpinj hudre
    *1 qepë
    *1 rrënjë xhenxhefilli

    Përbërësit e supës
    *4 deri në 6 gota të lëngut të pulës
    *2 lugë të mëdha me vaj kokosi
    *1 deri në 2 gota me qepë të grira
    *1 deri në 2 gota me karrota të prera
    *3 deri në 4 kungullesha të mesme
    *2 gota të pulës së copëtuar
    *2 deri në 3 thelpinj hudre, te shtypur
    *Pak kripë të Himalajes

Përgatitja:

Për lëngun e supës:

1.Shpërlani pulën, dhe vendoseni ne tenxhere.
2.Mbusheni ¾ e tengjeres me ujë, shtoni mëlmesat dhe perimet.
3.Piqeni në nxehtësi mesatare apo të lartë, pastaj uleni gradualisht nxehtësinë, vëreni kapakun, dhe lëreni të qëndrojë për së paku 8 orë, deri në 48 orë, për shije.
4.Lëreni të ftohet, pastaj derdheni lëngun përtej dhe vendoseni nepër tjegulla, e pastaj në frigorifer.

Përgatitja e supës:

1.Fërgoni qepët dhe karrotat në vaj kokosi, derisa qepët të zbuten.
2.Shtoni lëngun e mishit dhe lëreni të vlojë.
3.Preni kungulleshat në formën e shpagetit, apo pak më të trasha ose të holla.
4.Kur karrotat zbuten. Shtoni kungulleshat dhe lërini të vlojnë lehtë (me apo pa kapak) derisa të zbuten. Kohëzgjatja do te varet tek përmasat e kungulleshave.
5.Shtoni pulën e copëtuar dhe hudrën, vëreni sërish të vlojë, dhe pastaj ndaleni nxehtësinë. Mbulojeni me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 5 deri në 10 minuta.

Dobitë: Lëngu i pulës, njihet si shëruesi magjik i lukthit, përmban shume elemente ndërtuese për qelizat e lukthit; duke ndihmuar njerëzit me diarre, kapsllëk, dhe jotolerancë në ushqim. Nese keni problem me jotolerancëushqimore në histaminë, rekomandohet që ti gatuani eshtrat e pulës për një periudhë më të shkurtër kohore.

Mos i humb

Tri ushqimet që më së miri e pastrojnë trupin nga nikotina

Opoja.net

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Opoja.net

Çfarë duhet bërë së pari kur të shfaqet dhimbja në kurriz?

Opoja.net

Arsyet pse po ju bien flokët dhe si ta ndalni këtë

Opoja.net

Ndiqni këto këshilla për t’i shpëtuar gripit të këtyre ditëve!

Opoja.net

Lëngu i kumbullave si kura më e mirë natyrale kundër kancerit të zorrëve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net