Opoja.net

Regjisori Tertini nga Kosava e Opojës merr 3 çmime në Francë

Kultura Opoja
Regjisori Tertini nga Kosava e Opojës merr 3 çmime në Francë

Filmi i shkurtër Tradhti me letra, me skenar dhe regji nga Valmir Tertini, ka fituar 3 çmime në DC Festival Awards në Francë.

Në mesin e aktorëve të këtij filmi bëjnë pjesë: Alexandra Waluk, Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Granit Shala, Nexhip Nexhipi dhe Molika Maxhuni, shkruan Gazeta Metro.

Regjisori Tertini, ka dhënë lajmin për çmimet e arritura, përmes rrjetit social facebook, ku edhe ka falenderuar bashkëpuntorët e tij.

Ai përmes këtij filmi ka prekur një temë aktuale në vendin tonë. Ky film paraqet përpjekjen e një burri shqiptar për të rregulluar dokumentacionin në Gjermani dhe vështirësitë që paraqiten në martesën e tij me gruan që e pret në Kosovë.

Ju kujtojmë se ky regjisor ka korrur suksese më parë edhe me dokumentarin e tij “Elektricisti i nëntokës”, ku është prezantuar nëpër festivale në  Ballkan, Evropë, Angli dhe Amerikë.

Të njëjtin sukses si duket po e arrin edhe me ‘Tradhti me Letra”. /gazetametro.net

Postimi i tij i plotë në facebook:

drila

Festa e ditës së flamurit në Dragash

Opoja.net

Mevludin Krasniqi: Llapi nuk duron ‘bisht sakice’

Fari Kolloni

Ku është akti/dokumenti origjinal i pavarësisë së Shqipërisë?!

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net