Opoja.net

Reimsi e quan transferim të madh blerjen e Valon Berishës: Është lider i lindur

Sport
Reimsi e quan transferim të madh blerjen e Valon Berishës: Është lider i lindur

Valon Berisha është bërë me ekip të ri.

Stade de Reims arriti t’i sigurojë mbrëmë shërbimet e Valon Berishës, i cili nënshkroi kontratë katërvjeçare me klubin francez.

E drejtuesit e klubit francez ndihen mjaft të lumtur me përforcimin që e bënë.

Madje, ata e konsiderojnë si transferim të madh atë të Berishës, i cili iu kushtoi 5 milionë euro.

“Transferimi i Valon Berishës i tregon të gjitha ambiciet dhe influencën në rritje të Stade de Reims”, deklaroi Mathieu Lacour, drejtor sportiv i klubit francez.

“Ishte ai dhe askush tjetër. Shpresojmë që ai do të luajë si në kohën e artë në Red Bull Salzburg, kur kishte luajtur në Europa League. Ai ka bërë përvojë në garat evropiane. Ne ia urojmë mirëseardhjen dhe mikpritjen këtij lojtari me eksperiencë, i cili ka shfaqur interesim të vazhdueshëm për projektin tonë. Fakti se ai do t’ju bashkohet shokëve vetëm pak ditë pas pushimit është mjaft pozitive për integrimin e tij të ardhshëm. I urojmë mirëseardhje këtij lideri të lindur”, vazhdoi Lacour.

Berisha iu bashkua tek Reimsi futbollistit tjetër të Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, i cili po ashtu i ka uruar mirëseardhje tashmë ish-futbollistit të Lazios.

Loading...

Mos i humb

Bonaventura përshëndetet me Milanin

Fari Kolloni

Cavani aty ku askush s’e pritse

Fari Kolloni

Ndeshjet në Evropë, UEFA ua cakton laboratorin për testet e Covid-19 klubeve kosovare

Fari Kolloni

Manchester United i ofron 55 milionë euro yllin nga Serie A

Fari Kolloni

Milan identifikon zëvendësuesin e Bonaventuras

Fari Kolloni

E mposht Ronaldon, Dybala shpallet më i miri i sezonit në Serie A

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net