Opoja.net

Rënia e temperaturave mund të sjellë probleme në bujqësi

Natyra

IPKO-Stacionet Agrare gjate ditës së sotme kanë gjeneruar të dhëna interesante në nivel vendi. Pasi që javët që shkuan u karakterizuan me temperatura të larta, prezenca e lagështisë relative së bashku me nxehtësinë e lartë ndikoi në shfaqjen e shumë sëmundjeve tek kulturat bujqësore.

Ndryshku te mjedra, antraknoza te kultura e specit, si dhe shfaqja e kalbëzimit të hirtë tek kultura të ndryshme bujqësore, ishin disa prej rreziqeve që karakterizuan javët që shkuan. Programi Smart Agro i IPKO-së, ka qëndruar pranë fermerëve me informata të rëndësishme rreth këtyre rreziqeve, duke ju paraprirë atyre me informacionet e nevojshme përmes SMS-ve. Ndërsa qëllimi i këtij artikulli është që të informojë për rrezikun kryesor aktual.

Nga sot dhe nesër, do te ketë rënie të temperaturave. Ndërsa me rënien e tyre, rritet edhe prezenca e lagështisë relative. Kjo rritë mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve dhe infeksioneve primare apo sekondare në bimë. Këtu përfshihen edhe shumë sëmundje të bartura nga patogjenet, sëmundjet kërpudhore, virusale etj.

Nga ndryshimi i temperaturave të larta në të ulëta dhe të shoqëruara me erëra, shpesh ndodhin edhe shkarkesa. Këto shkarkime manifestohen me rënie të shiut, e në shumicën e rasteve edhe me rënie breshëri. Pa dyshim që breshëri nuk pëlqehet aspak, sidomos në kohën kur shumë kultura bujqësore janë në prag të vjeljes, siç është Rrushi. Shiu i tepërt do ndikonte në shfaqjen e kalbëzimeve në fruta, e po ashtu në shfaqjen e sëmundjeve siç është fitoftora.

Ndërsa breshëri do ndikonte në dëmtimin e perimeve që kultivohen në fushë të hapur, siç janë domatet, trangujt, speci dhe kultura të tjera, duke mos përjashtuar edhe bimët drufrutore. Fermerët duhet të përgatiten për çdo situatë të mundshme, duke marre masat e nevojshme sipas mundësive.

Loading...

Mos i humb

Ekipet e MBPZhR-së në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi

Opoja.net

Kryetari Shabani ka nënshkruar një marrëveshje me Caritasin Zviceran për promovimin e prodhimtarisë bujqësore në Komunën e Dragashit

Opoja.net

Ferma e deleve në fshatin Pllajnik të komunës së Dragashit

Opoja.net

Sektori i përpunimit të ushqimit shënon rritje të prodhimit

Opoja.net

Tregu përplot me farë ilegale, askush se dinë se kush po e sjell në Kosovë

Opoja.net

Komuna e Dragashit mbështetur nga UNDP-ja realizuan projektin e ofertës turistike dhe zhvillimin e aktiviteteve në natyrë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net