Opoja.net

Rezidenca e kombëtares kuqezi në Euro 2016 – Francë

Sport
Rezidenca e kombëtares kuqezi në Euro 2016 – Francë

Federata Shqiptare e Futbollit ka treguar vendin ku do të qëndrojnë lojtarët e kombëtares shqiptare gjatë përgatitjeve në Austri.

Rezidenca e kombëtares kuqezi në Austri, ndodhet në Bad Waltersdorf, një provincë e vogël midis Vienës dhe Gracit.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ajo gjendet 140 kilometra larg kryeqytetit austriak, ndërsa Grac është vetëm 60 kilometra larg. Bad Waltersdorf ka rreth 2000 banorë.

“Falkensteiner”, është një hotel me 128 dhoma i shtrirë në një sipërfaqe shumë të madhe. Hoteli është i rrethuar nga disa fusha golfi dhe nga pyje të dendura.

Rezidenca është e pajisur me sallë fitnesi e pishinë. Fusha e stërvitjes, është vetëm një kilometër e gjysmë nga hoteli. Mësohet se në këtë hotel është stërvitur edhe skuadra më e famshme e momentit, kampionia e Anglisë, Leicesteri.

Lojtarët vetëm kanë filluar tubimin në këtë vend.

rezidenca 2rezidenca 3

Arsenali e dominon Rapidin, vazhdon pa humbje në Europa Ligë

Kushtrim Guraj

Pele me letër emocionuese për Maradonën: “Të dua, Diego”

Kushtrim Guraj

AC Milan vs Celtic, formacionet zyrtare

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net