Opoja.net

Rifat Jashari fton për unitet: Për hir të Zotit dhe pasardhësve tanë, ta ruajmë shtetin dhe pavarësinë tonë

Kosova

Lufta e Adem Jasharit qartësoi si asnjëherë më parë raportet me Serbinë, duke paraqitur në mënyrën më të mirë fundin e regjimit serb dhe të ardhmen e ndritshme për Kosovën.

Kështu u tha në akademinë përkujtimore kushtuar Epopesë së UÇĶ-së dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftës së ndritshme të saj për lirinë e Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se sakrifica e familjes Jashari ishte misioni i kahmotshme, i cili iu kishte dashur Kosovës.

“Kjo sakrificë e kreu një mision që ishte dashur të ndodhte moti. Të gjithë jemi Adem Jashari, Drenicë dhe UÇK. Kjo ndjenjë ndodhi kudo që kishte shqiptarë. Janë 21 vjet nga ajo datë, ndoshta dy thënie e tregojnë të vërtetën shumë mirë, njëra është e bacës Rifat kur u pyet a po mundet me përballu mërzinë, ku tha: ‘populli s’po na len’; dhe tjetra, dje në kazermën ‘Adem Jashari’, parakalimi i parë i ushtrisë sonë. Baca Rifat tha edhe njëherë ‘kjo ditë e shpërblen sakrificën e popullit tonë nëpër shekuj’”, tha ai.

Historiani Muhamet Mala tha se lufta e Jasharëve ishte zëri më i fuqishëm i luftës çlirimtare të Kosovës. Ai tha se edhe sot kuptohet më mirë se kurrë, se politika serbe ka mbetur kryeneçe dhe jo kërkim-falëse.

“Prekazi në mënyrën me besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë. Adem Jashari ka qenë dhe ka mbetur bërthamë e UÇK-së. Adem Jashari dha edhe komponentën luftarake dhe nisi angazhimin e tij në luftën çlirimtare. Ai dhe çeta e tij e donin Kosovën të lirë dhe të pavarur. Ai ishte kudo, fillimisht në Drenicë e pastaj edhe në vendet tjera. Lufta që zhvilloi Adem Jashari ishte e madhe. Lufta për Prekazin ishte e ashpër, por qëndresa ishte e madhe. Në këto luftime të ashpra që u zhvilluan tri ditë, u morën jetën 55 shqiptarëve, 22 prej të cilëve ishin nga familja Jashari. Kjo ishte impuls i ri në luftën çlirimtare”, tha ai, raporton KP.

Nasim Haradinaj nga shoqatat e dala nga lufta, tha se përjetësisht duhet respektuar gjaku i dëshmorëve, pasi lavdia e kësaj lufte nuk do të zbehet kurrë.

Ai tha se asnjë vepër nuk mund të krahasohet me rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

“Lufta e Adem Jasharit qartësoi si asnjëherë më parë raportet me Serbinë, duke paraqitur në mënyrën më të mirë fundin e regjimit serb dhe të ardhmen e ndritshme për Kosovën”, tha ai.

Në nderim të të rënëve për lirin dhe të familjes Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jasharit, Rifat Jashari, ka ftuar për unitet në mënyrë që të ruhet amaneti i dëshmorëve.

“Kërkoj të bëhemi unik që ta ruajmë shtetin dhe pavarësinë tonë, për hir të Zotit dhe të pasardhësve tanë, sepse vetëm të bashkuar e unik, mund t’i arrijmë qëllimet tona”, porositi Rifat Jashari./Telegrafi/

Mos i humb

Vazhdon moti i ngrohtë edhe në fundjavë

Kushtrim Guraj

AKB dhe ATK në shërbim të biznesit dhe prodhuesit vendës

Kushtrim Guraj

Taksa dhe zgjedhjet, pengesë për aplikim në OBT

Kushtrim Guraj

Haradinaj takon Luan Krasniqin

Kushtrim Guraj

Kalueshmëria në Provimin e Maturës në afatin e gushtit është 60.9 përqind

Kushtrim Guraj

Diplomojnë 416 kadetë të rinj në polici

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net