Opoja.net

Rikthehet për të gjithë shqiptarët seriali më popullor “Kafeneja Jonë”

Kultura
Rikthehet për të gjithë shqiptarët seriali më popullor “Kafeneja Jonë”

Pas një interesimi tejet të madh të opinionit për rikthimin e serialit “Kafeneja Jonë”, serial ky që ende mban rekordin e shikueshmërisë dhe pëlqyeshmërisë, ekipi i aktorëve të serialit, Gjirafa.com dhe CMB në bashkëprodhim, kanë vendosur që adhuruesve të këtij seriali, t’u sjellin një episod special, të ri, të cilin do të mund ta shikoni nga fillimi i muajit qershor ekskluzivisht vetëm në platformën Gjirafa.com.

Konsiderojmë që ardhmëria e shfaqjes së produkteve artistike, ashtu si në gjithë botën, edhe për tregun shqipfolës, do të jetë interneti. Kështu shikuesit vet do të përcaktojnë se çka dëshirojnë të shikojnë e çka jo, e në anën tjetër, edhe mundësitë e reklamimit janë më të mëdha dhe më efektive se në televizione, kjo për faktin se çdo ditë e më shumë, audienca është duke u zhvendosur në mjetet online të informimit, ku qasja në këto mjete informimi është shumë më i lehtë.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur të gjejmë një rrugë bashkëpunimi me kompaninë Gjirafa.com për rikthim të serialit për të gjithë audiencën, fillimisht me prodhimin e një episodi special, më të gjatë se zakonisht dhe për të vazhduar me prodhimin e një cikli episodesh të këtij seriali përgjatë gjithë vitit.

“Përmes këtij bashkëpunimi, hapet një rrugë e re, një mundësi e re për të gjithë komunitetin artistik për shfaqje të vlerave nga prodhimet e tyre”, shprehet Shkumbin Istrefi, krijuesi dhe producenti i serialit “Kafeneja Jonë”.

k1

Gjirafa Inc, është kompani e avancuar e teknologjisë që ka për qellim ndërtimin e ekonomisë të bazuar në internet. Produkti kryesor i Gjirafa.com, është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në gjuhën shqipe, e cila u ofron përdoruesve të saj gjetjen e informatave shqip nga i tërë interneti. Sa i përket reklamimit në internet produkti Gjirafa AdNetwork mundëson targetim të mbi 7 milionë përdoruesve shqiptarë nga e tërë bota.

Zhvillimi i bashkëpunimit me CMB, producentin dhe grupin e aktorëve për të rikthyer serialin më të ndjekur shqiptar, “Kafeneja Jonë”, është hapi i parë i bashkëpunimeve të radhës me të gjithë artistët, duke e afruar komunitetit artistik me audiencën online, ku shtrirja, shikueshmëria dhe mundësitë promovuese janë jashtëzakonisht më të mëdha dhe ju ofron shikuesve një mundësi me të mirë të shikojnë kur të duan, sa herë të duan – shprehet Mërgim Cahani, Drejtori Ekzekutiv i Gjirafa Inc.

Për më shumë klikoni këtu: www.gjirafa.com/kafenejajone

Prizren, ekspozitë dyersh dhe dritaresh që çojnë drejt historisë

Opoja.net

‘A e n’kryot a?’, ‘Lum ajo nonë gji t’ka bo’: Urimet popullore në të folmen e Opojës

Opoja.net

Flet kompozitori i këngës “Marshi i UÇK-së”: Kam marrë miliona euro për këtë këngë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net