Opoja.net

Rivaldo beson se Isco duhet të frymëzohet nga James për t’u larguar nga Real Madridi

Sport
Rivaldo beson se Isco duhet të frymëzohet nga James për t’u larguar nga Real Madridi

Rivaldo beson se Isco mund të frymëzohet nga James Rodriguez – i cili shihej si një dështim në Real Madrid ndërsa te Everton ai u shndërrua në një yll duke i shënuar tri gola dhe duke asistuar katër herë në gjashtë ndeshje deri tani këtë sezon – dhe të largohet nga Santiago Bernabeu.

Isco, ka luajtur këtë sezon vetëm 147 minuta nën urdhrat e Zinedine Zidane në katër paraqitje, por ka dështuar të kontribuojë për ekipin.

“Isco ka kaluar kohë të mira në skuadër dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm i ekipit për një kohë të  gjatë, por që një kohë të gjatë nuk është e njëjta gjë”, tha Rivaldo

“Sulmuesi kolumbian është duke kaluar në një formë të shkëlqyer te skuadra angleze Everton, dhe nuk do të isha i habitur në rast se edhe Isco do të bënte të njëjtën lëvizje në të ardhmen”.

“Isco është duke e shikuar Jamesin dhe ai e di që ai është i lumtur me largimin nga Madridi për një ekip ku ka shansin që të jetë rregullisht startues dhe të rikthehet në formën e tij më të mirë.

28-vjeçari iu bashkua Realit nga Malaga në vitin 2013, duke shënuar 51 gola dhe 54 asiste në gjithsej 311 ndeshje.

The post Rivaldo beson se Isco duhet të frymëzohet nga James për t’u larguar nga Real Madridi appeared first on FaktePlus.

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net