Opoja.net

Rohde pyet Qeverinë: Ku është plani për kompromis me opozitën

Kosova
Rohde pyet Qeverinë: Ku është plani për kompromis me opozitën

Ambasadori gjerman pyet Qeverinë: Ku është plani për kompromis me opozitën.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i trishtuar për mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomikë, për herë të gjashtë në Kuvendin e Kosovës.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka pyetur Qeverinë e Kosovës se a kanë në plan për kompromis me opozitën.

“I trishtuar kur dëgjova se në seancën e sotme të kuvendit Projektligji i Rimëkëmbjes Ekonomike nuk kaloi për herë të 6-të. Ku është plani i Qeverisë për të krijuar një kompromis me opozitën? “, pyeti ai në Twitter.

Sot Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as për të gjashtën herë që të votojë në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19. Vetëm 58 deputetë kanë marrë pjesë në votim. Kuvendi i Kosovës për të disatën herë po tenton që këtë projektligj ta kalojë në Kuvend por nuk po arrin të marrë mbështetjen e deputetëve.

Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale të vendit – vendimi të hënën

Opoja.net

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net