Opoja.net

Roma bën gati ofertën për yllin e Chelseas

Sport
Roma bën gati ofertën për yllin e Chelseas

Roma përgatit ofertë për yllin e Chelseat.
Roma është duke i përshpejtuar përpjekjet për ta transferuar anësorin e Chelsea, Pedro, dhe raportohet se e ka përgatitur një ofertë në vlerë 3 milionë euro plus bonuse për spanjollin.

Ish-futbollisti i Barcelonës pritet të largohet nga Chelsea pas këtij sezoni, pasi nuk është në planet e trajnerit Frank Lampard, i cili e ka aktivizuar vetëm në nëntë ndeshje deri tani, transmeton Express.

Kontrata e tij mbaron në qershor dhe mediat italiane raportojnë se Roma i ka ofruar atij ofertë me pagë vjetore 3 milionë euro plus bonuse për ta joshur të kalojë në kryeqytetin italian.
Pedro i ka zhvilluar 65 paraqitje për Spanjën, duke i shënuar 17 gola dhe duke e fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian gjatë karrierës së tij.

Loading...

Mos i humb

Crespo shpreson që Lautaro të qëndrojë te Interi

Kushtrim Guraj

Juventus pas Aouar

Kushtrim Guraj

Klopp iu thotë lojtarëve të veshin maska dhe doreza

Kushtrim Guraj

Rivalët madrilenë vihen pas Ajer

Kushtrim Guraj

Juventusi i gatshëm për ta shkëmbyer Bernardeschi-n me Jorginho-n

Kushtrim Guraj

Rikthehet futbolli në Kosovë: Gjysmëfinalja e Kupës Prishtina-Drenica

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net