Opoja.net

Ronaldo i gatshëm për Portugalinë

Sport
Ronaldo i gatshëm për Portugalinë

Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Portugalinë në ndeshjet e nëntorit.

CR7 e ndrydhi kyçin e këmbës në 15 minutat e fundit të ndeshjes me Lazion, ku ai shënoi gol.

Ai u detyrua të largohet nga loja për ta liruar vendin për Paulo Dybalan.

Megjithatë, “Corriere dello Sport” raporton se ai do t’i bashkohet Portugalisë për ndeshjet në UEFA Nations League.

Ronaldo ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje në Serie A deri më tani këtë edicion, tre prej tyre kanë ardhur që prej rikthimit në fushë në fund të tetorit pasi për disa ditë qëndroi i izoluar për shkak të COVID-19.

35-vjecari pa problem do të luajë kundër Andorrës në miqësore dhe kundër Francës e Kroacisë në Nations League.

The post Ronaldo i gatshëm për Portugalinë appeared first on FaktePlus.

Zemra e Maradonës peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale

Kushtrim Guraj

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net