Opoja.net

Ronaldo – PSG, lajm i papritur nga Italia

Sport
Ronaldo –  PSG, lajm i papritur nga Italia

PSG vazhdon interesimin për Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano vazhdon të mbetet njëri nga dëshirat e mëdha të francezëve të Paris Saint-Germain.

Ronaldo u lidh me një largim këtë verë nga Juventusi, pas dështimit në dy vite radhazi për të lënë gjurmë në Ligën e Kampionëve.

Klubi evropian që u lidh më shumë me transferimin e tij ishte PSG, që e donte në Parc des Princes, por një transferim nuk u materializua.

Sipas mediumit Calciomercato, Paris Saint-Germain është ende i interesuar të nënshkruajë me Ronaldon.

Megjithatë, ylli i Portugalisë synon të përfundojë kontratën e tij me kampionët e Serie A dhe ardhja e Andrea Pirlos ka qetësuar çdo stuhi që po përgatitej.

As Zonja e Vjetër thuhet se nuk dëshiron ta shesë yllin e tyre portugez.

Vdekja e Maradonës, tri ditë zie në Argjentinë

Kushtrim Guraj

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net