Opoja.net

Rreth gjysma e iPhonave funksionalë, tashmë punojnë me sistemin iOS 13

Teknologji
Rreth gjysma e iPhonave funksionalë, tashmë punojnë me sistemin iOS 13

Tashmë është bërë afro një muaj, që kur është lansuar sistemi i ri operativ iOS 13 dhe Apple ka konfirmuar se rreth gjysma e telefonave funksionalë, punojnë me iOS13, vetëm se nuk është saktësuar nëse kjo shifër arrin mbi 50 për qind.

Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur, se mbi 55 për qind e smartfonëve që e kanë integruar këtë sistem, janë të prodhuar në katër vitet e fundit, transmeton Telegrafi.

Situatë e njëjtë nuk është edhe me iPad, pasi sistemin iPadOS 13 të lansuar më 24 shtator, është shkarkuar në vetëm 33 për qind të këtyre tabletave. Derisa 41 për qind  tyre, janë prodhuar në katër vitet e fundit, që e kanë shkarkuar sistemin e ri.

Më e rëndësishmja, është se tabletat iPad, deri në tani funksiononin me iOS, ndërsa tani e kanë sistemin special iPadOS13, të dedikuar për lehtësimin e përdorimit të tyre.

Sistemi operativ iOS 13 nuk është lansuar pa probleme, mirëpo Apple ka arritur që ta përmirësojë me kohë, për ta bërë kaq të kërkuar në mesin e përdoruesve të këtyre pajisjeve. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Facebook ofron sistemin e pagesave ‘Facebook Pay’

Opoja.net

Facebook korrigjon gabimin që automatikisht ndez kamerën

Opoja.net

Chrome së shpejti do të ju paralajmëroj për ueb faqet që janë të ngadalshme

Opoja.net

Një mjet i vogël satelitor ju lejon të dërgoni mesazhe, pa rrjet celular apo të internetit

Opoja.net

Tani edhe zyrtarisht,Kina punon në teknologjinë 6G

Opoja.net

Adobe lansoi më në fund aplikacionin Photoshop për iPad

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net