Opoja.net

Rusia dhe Turqia: Dy perandori para pasqyrës

Rajoni
Rusia dhe Turqia: Dy perandori para pasqyrës

Pansllavizmi përballë panturkizmit, ortodoksia përballë islamit, eurazizmi përballë atlantizmit: raportet midis Rusisë dhe Turqisë janë gjithmonë të tendosura dhe komplekse. Në fakt, të dy popujt ndajnë një histori të përbërë nga mesianizëm, ekspansion perandorak dhe të të njëjtit besim ndaj “fatit të shfaqur”

“Është më lehtë të kesh lëkurën e ariut sesa miqësinë e një rusi”, thotë një thënie turke. Në imagjinatën turke, fqinji i madh verior përmbledh tiparet kontradiktore të ortodoksisë, e dëshiruar të hakmerret, dhe të bolshevizmit ateist. Moska, më sytë e saj të etur të ndriçuar nga një lakmi shekullore, nuk pret gjë tjetër vetëm çastin e duhur për t’u lëshuar mbi Ngushticat dhe të mbyllë hesapin e hapur me rënien e Bizantit (1453). Aneksimi i kohëve të fundit i Krimesë, ballkon mbi Detin e Zi në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe ndërhyrja ruse në kufijtë e Anadollit jugor (Siri) i kanë riparaqitur Ankarasë spektrin e rrethimit.

Tre shekuj armiqësi

Në fillimet e shekullit të XV-të Rusia e Ivanit të Tmerrshëm, e sapodalë nga zgjedha mongole, drejtohet për nga hapësirat e pamata të Ukrainës. Kjo e fundit, viktimë e pozicionit gjeografik të saj, bëhet një drejtim i privilegjuar ekspansioni i Moskovisë. Praktikisht, në veri, Suedia mbi aksesin në Balltik, në perëndim Polonia bllokon rrugën, ndërsa në jug rruga drejt Detit të Zi dhe Mesdheut do të mundësonte të kihej akses në një det të ngrohtë. Në këtë drejtim, Moska përfiton edhe nga tërheqja progressive nga zona e Perandorisë Osmane. Nga 1568 në 1917, 12 luftëra e kundërvënë Rusinë me Sulltanin e Portës së Lartë. Rusët avancojnë gurët e tyre drejt Kaukazit dhe Ngushticave.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net