Opoja.net

Sa gjatë reziston koronavirusi në rroba?

Shëndeti
Sa gjatë reziston koronavirusi në rroba?

Kemi mësuar të ruajmë distancën nga të tjerët, të dizinfektojmë shtëpinë dhe të pastrojmë telefonat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Po rrobat? A mbijeton virusi në rroba dhe si mund t’i pastrojmë?

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se s’dihet ende me siguri sa gjatë jeton virusi në sipërfaqe të pajeta, por me informacionet që kanë “virusi mund të qëndrojë mbi sipërfaqe për disa orë deri në disa ditë.”

Harvard Health bën me dije se virusi ka më shumë gjasa të mbijetojë në sipërfaqe të forta sesa në të buta si puna e rrobave. Sidoqoftë, mjekët këshillojnë që të heqim këpucët dhe rrobat në momentin që hyjmë në shtëpi.

Institucionet e shëndetit publik në Amerikë udhëzojnë që rrobat të lahen me ujë të ngrohtë dhe të thahen tërësisht. Gjithashtu, mos harroni të dezinfektoni koshat e rrobave të palara.

Kushdo që kujdeset për larjen e rrobave të një personi të sëmurë duhet të përdorë doreza dhe t’i hedhë pas çdo përdorimi. Sigurohuni të lani duart dhe të mos shkundni rrobat e palara që të mos përhapni virusin në ajër.

Loading...

Mos i humb

Studimi: 71% e pacientëve me koronavirus që kërkojnë kujdes intesiv janë meshkuj

Opoja.net

A është mirë të porosisni ushqime në kohë pandemie?

Opoja.net

Këto janë dy ilaçet që po e luftojnë koronavirusin (pamje)

Opoja.net

Koronavirusi, të gjithë të rinjtë duhet të lexojnë këtë mesazh

Opoja.net

Nëse është aq i ngjashëm me SARS i cili u zhduk pa vaksinë, pse COVID-19 është jashtë kontrollit?

Opoja.net

Shkencëtarët: Pse burrat duhet të ruhen më shumë se gratë nga koronavirusi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net