Opoja.net

Sa hapa duhet të ecni në ditë për të humbur peshë?

Shëndeti
Sa hapa duhet të ecni në ditë për të humbur peshë?

A e keni ditur se të ecni është një ndër format më të mira të ushtrimeve që mund të bëni për të rënë në peshë?

Ecja ndihmon për të mbajtur po ashtu një peshë të shëndetshme, ndihmon në forcimin e eshtrave dhe muskujve, rregullon disponimin, ngritë imunitetin etj.

Por sa duhet të ecim që të humbasim peshë në të vërtetë?

Si fillestar rreth 30 minuta pa u ndalur është një qëllim që duhet ti caktoni vetës. Edhe pse 30 minuta mund t’iu duket pak, kjo është e gjitha që ju duhet, dhe e përkthyer në:

-2.5 deri në 3.3 kilometra;

ose

– Rreth 4500 hapa.

Kur i mbledhni të gjitha rreth 22,000 hapa në javë mund t’ju ndihmojnë të bini në peshë ose të mbani një peshë të shëndetshme.

Të ecni, edhe pse një formë e lehtë e ushtrimeve prapë se prapë kërkon disa teknika. Ja disa këshilla:

– Kur ecni mbani muskujt e barkut pak më të shtrënguar se zakonisht;

– Mundohuni ta keni shpinën drejtë;

– Mbajeni shpinën, qafën dhe krahët të relaksuar;

– Mbajeni kokën lartë.

Një mollë në mëngjes, 5 përfitime shëndetësore në trupin tuaj

Opoja.net

Qytetarët mund ta marrin rezultatin për COVID-19 brenda 15 minutave me testin rapid të antigjenit

Opoja.net

Dobitë shëndetësore të çajit të zi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net