Opoja.net

Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?

Shëndeti
Sa kafe mund të pijë një grua shtatzënë?

Ekziston një pajtueshmëri se gratë shtatzëna dhe ato të cilat përpiqen të mbesin shtatzënë nuk duhet të marrin shumë kafeinë, ndonëse akoma nuk ka një konsensus se cila sasi e kofeinës është e parrezikshme gjatë shtatzënisë

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725

Është mirë që shtatzënat të mos pinë më shumë se një ose dy filxhanë kafe në ditë (që korrespondon me 200 miligram kafeinë).

Është botuar një studim sipas të cilit gratë që kanë konsumuar më shumë se 200 mg kafeinë në ditë, kanë pasur rrezik dyfish më të lartë për abort krahasuar me gratë të cilat nuk kanë konsumuar fare kafeinë.

Një gjë është e sigurt se një shtatzënë do ta ndjejë veten shumë më mirë nëse nuk konsumon shumë kafeinë. Kafeina është stimulant dhe bën që zemra të rrahë më shpejt. Përveç kësaj kafeina shkakton pagjumësi dhe ju bën që të ndjeheni të shqetësuar. Kafeina shkakton urthin (djegie prapa gjoksit), sepse e stimulon sekretimin e acidit të lukthit.

Të gjitha këto efekte janë shumë më të shprehura sa më shumë që të përparojë shtatzënia për shkak se organizmi e ka më të vështirë që ta metabolizojë kafeinën dhe rrjedhimisht kafeina qëndron më gjatë në organizëm.

Në tremujorin e dytë të shtatzënisë koha e metabolizimit të kafeinës është dyfish më e gjatë krahasuar me periudhën jashtë shtatzënisë. Në tremujorin e tretë nevojitet trefish më shumë kohë për ta metabolizuar kafeinën krahasuar me kohën jashtë shtatzënisë.

Në këtë rast kafeina qëndron më gjatë në qarkullimin e gjakut, më shumë kafeinë kalon placentën dhe mbërrin në gjakun e bebes të cilën bebja nuk mund ta metabolizojë. Kjo vlen edhe për bebet e posalindura, prandaj nuk është mirë që edhe një grua lehonë të pijë shumë kafe derisa është duke e ushqyer beben me gji.

Një arsye tjetër se përse nuk duhet tepruar me kafe dhe me çaj është se pa marrë parasysh se a janë me kafeinë ose të dekafeinizuara, të gjitha këto pije kanë substanca të cilat quhen fenole. Fenolet e bëjnë më të vështirë që të përthithet hekuri nga zorrët.

Rekomandohet që kafen ose çajin ta pini midis dy racioneve të ushqimit në mënyrë që të ndikojë më pak në përthithjen e hekurit.

Bebet e porsalindura, nënat e të cilave kanë konsumuar më shumë se 500 mg kafeinë në ditë, kanë pasur rrahje më të shpeshta të zemrës dhe në ditët e para pas lindjes kanë fjetur më pak.

Nuk ka lidhshmëri midis konsumit të moderuar të kafeinës dhe lindjes së parakohshme. Poashtu, konsumimi i kafeinës nuk e rrit rrezikun e hipertensionit gestacional dhe preeklampsisë.

Cilat pije kanë kafeinë?

Natyrisht që kafeja ka kafeinë. Sasia e kafeinës dallon nga lloji i kafes dhe nga mënyra si përgatitet si dhe nga madhësia e filxhanit në të cilin servohet.

Nuk duhet harruar se kafeinë ka edhe në pijet tjera, pijet energjike, në çokollatë dhe në akullore.

Kafeinë ka edhe në disa barna të cilat përdoren për kokëdhimbje, pije për flamë dhe barnat antialergjike, prandaj për çdo bar duhet të konsultoheni paraprakisht me gjinekologun tuaj. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Vaji i arrave; vetitë e mrekullueshme të tij në shëndet dhe kozmetikë

Opoja.net

Si ta çlironi mendjen nga mendimet negative

Opoja.net

Onkologu Ilir Kurtishi flet për sëmundjen e kancerit, shkaqet dhe numrin e të prekurve në Kosovë

Opoja.net

Dozat e vogla të aspirinës e zvogëlojnë rrezikun e kancerit

Opoja.net

Përfitimet shëndetësore nga portokalli

Opoja.net

Mos vozitni nën ndikimin e barnave!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net