Opoja.net

Sa lule duhet të vizitojnë bletët për të prodhuar një kilogram mjaltë?

Kuriozitete

Një bletë e vetme mund të prodhojë pak mjaltë, por është bashkimi që bën fuqinë në këtë rast.

Gjatë dimrit një lule “vizitohet” nga 10 mijë deri në 20 mijë bletë ndërsa me ardhjen e pranverës, numri rritet.

Gjatë stinës së pranverës numri i bletëve shkon në 225 mijë dhe në mesin e verës ky numër bie në 90 mijë.

Përgjatë një viti një koshere bletë mund të prodhojë 20-30 kg mjaltë, madje nëse stina është e mirë dhe zona është e favorshme bletët mund të prodhojnë deri në 40 kg mjaltë në vit, përcjell tch. Në fillim të pranverës, kur kosherja fillon të ripopullohet, mban rreth 30,000 bletë.

Me një llogaritje të përafërt, një koshere bletë duhet të qëndrojë në 2.700.000 lule për të prodhuar 1 kg mjaltë.

Kuptohet se një bletë e vetme nuk mund ta bëjë gjithë këtë punë por këto insekte janë shembulli më i mirë që na jep natyra se puna në kolektiv është gjithmonë e frytshme.

Mos i humb

Fakte interesante rreth e-maileve të punës

Opoja.net

Çfarë është inteligjenca dhe si matet?

Opoja.net

Gjuha arabe është e jashtëzakonshme

Opoja.net

Menduan se fituan ndeshjen e futbollit, filluan të festojnë – por “topi kishte ide të tjera”!

Opoja.net

Sa bakshish duhet të lini në vendet evropiane?

Opoja.net

Ky Golf 2 i ka 1.200 kuaj fuqi dhe është më i shpejtë se Bugatti Chiron

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net