Sa më jetëgjatë prindërit tuaj, aq më mirë mplakeni ju!

Shëndeti
Sa më jetëgjatë prindërit tuaj, aq më mirë mplakeni ju!

Sipas një studimi, për çdo dekadë që jetojnë prindërit përtej moshës 70 vjeçare, rriten mundësitë tona për të mos vuajtur nga disa lloje sëmundjesh. Sa më shumë vite jetojnë apo kanë jetuar ata, aq më shumë të ngjarë ka, që edhe ne të jemi jetëgjatë dhe të arrijmë në moshën 60–70 vjeçare me një shëndet të mirë, përsa i përket sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa lloje tumoresh. Studimi, i publikuar së fundmi në “Journal of the American College of Cardiology”, u krye në Universitetin e Exeter-it në Angli, ku morën pjesë 186 mijë persona të moshës 53-73 vjeç për një periudhë 8 vjeçare dhe tregoi se mundësitë tona të mbijetesës rriten me 17%  për çdo dekadë, kur të paktën një nga prindërit jeton më shumë se 70 vjet.

Duke ditur moshën e vdekjes, në të ardhmen mund të parandalohen sëmundje kardiovaskulare dhe të qarkullimit të gjakut, gjë që hap mundësinë për të zhvilluar një mjekësi parandaluese për këto sëmundje. Po sipas këtij kërkimi, ata me prindër jetëgjatë kishin më pak raste të prekshmërisë nga sëmundje cirkulatore, kardiovaskulare, insufiçenca kardiake, insulte cerebrale, hipertension, nivele të larta të kolesterolit dhe të fibrilacionit aurikular. Përfundimi: rreziku për të vdekur nga probleme të zemrës ulet me 20% për çdo dekadë, kur të paktën njëri nga prindërit e tejkalon moshën 70 vjeç. Përsa i përket rasteve me kancer jetëgjatësia e prindërve ul me 7% prekshmërinë nga tumoret. Përpos faktorëve të riskut si duhanpirja, konsumimi i alkoolit, jeta sedentare dhe obeziteti që janë përcaktorë për jetën, mosha e prindërve vazhdon të jetë element parashikimi përsa i përket mundësisë për tu prekur nga sëmundjet. Janis Atkins, mjeke kërkimore në Universitetin e Exeter-it dhe autorja e artikullit, pohon se sa më shumë vite jetë të kenë prindërit, ka shumë mundësi që ju të arrini me një shëndet të mirë moshën 60 apo 70 vjeçare. “Vitet e prindërve na ndihmojnë për të parashikuar mundësitë e një mplakje të mirë dhe për të identifikuar pacientët me risk të lartë për tu prekur nga sëmundje dhe për t’i trajtuar në mënyrë sa më të përshtatshme.”

Arsyet pse duhet të konsumoni gështenja gjatë vjeshtës

Opoja.net

Ushqimet që e luftojnë aneminë

Opoja.net

Cilat janë dallimet ndërmjet gripit sezonal dhe virusit Covid, flet infektologu kosovar

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net