Opoja.net

“Sallamadia në Infektivë” arrin 2 milionë shikime për 48 orë

“Sallamadia në Infektivë” arrin 2 milionë shikime për 48 orë

“Sallamadia në Infektivë”, që ishte pjesë e hulumtimit të gazetares Jeta Xharra, i titulluar “Fact-Check për COVID-19″, i cili shpërfaq një menaxhim jo të mirë në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, ka arritur mbi 2 milionë shikime në rrjetin social Facebook brenda 48 orëve.

Disa minuta pas publikimit të këtij emisioni, ndërveprimet në këtë publikim kanë qenë shumë  të mëdha, ndonëse emisioni u transmetua afër mesnatës. Një orë pas publikimit, pjesa e hulumtimit që flet për gjendjen në klinika ka arritur në mbi 1,000 shpërndarje.

48 orë pas publikimit, në të gjitha faqet e Facebook-ut ka marrë mbi 9,000 shpërndarje, qindra e mijëra komente dhe mbi 2 milionë shikime.

Sipas statistikave, 54% e këtyre shikimeve janë nga Kosova, që i bie rreth 1,080,000 shikime.

Sipas statistikave, Facebook ka rreth 1,100,000 perdorues aktivë në Kosovë, që i bie se 99% e përdoruesve të Facebook-ut në Kosovë e kanë shikuar këtë video.

Emisioni është transmetuar në KALLXO.com dhe në RTV Dukagjini.

Si ta përballosh tmerrin e të lënit “seen”

Opoja.net

Kush e sollën kompjuterin e parë në Bresanë ?

Opoja.net

Volkswagen ndryshon emrin e degës në SHBA

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net