Opoja.net

Samsung lanson fablet të ri pa paralajmërim

Teknologji
Samsung lanson fablet të ri pa paralajmërim

Kompania e njohur Samsung ka lansuar zyrtarisht fabletin e ri pa paralajmërim, Galaxy J Max.

Ky fablet i madh vjen me ekran 7-inç dhe rezolucion WXGA, si dhe me procesor 1.5 GHz Quad-Core.

Samsung Galaxy J Max vjen me këto dimensione: 186.9 x 108.8 x 8.7 mm; 1.5 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 4 mijë mAh, transmeton Koha.net. Po ashty ky fablet i madh vjen me kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 2 megapikselë, si dhe punon me sistemin operativ Android 5.1 Lollipop.

Gjithashtu, Galaxy J Max vjen me kufjen me Bluetooth (siç ilustrohet në fotografi) përmes së cilës mund të bëhen thirrjet. Ky fablet po ashtu ofron mbështetje edhe për lidhjen 4G, VoLTE dhe dy SIM kartela, si dhe për veçoritë si Ultra Data Saving dhe S Bike.

Sa i përket çmimit, Galaxy J Max vjen me çmim rreth 200 dollarë.

Në dispozicion për shitje është në version me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë ari.

Tani për tani, ky fablet në dispozicion për shitje është vetëm në Indi, ndërkaq se kur do të fillojë shitja e tij edhe në tregjet e tjera, ende nuk është zbuluar.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net