Opoja.net

Samsungu me dy versione të Galaxy Note 6

Teknologji
Samsungu me dy versione të Galaxy Note 6

Samsungu ka filluar testimin e prototipave të telefonit Galaxy Note 6, i cili zyrtarisht pritet të lansohet gjatë muajit gusht të këtij viti.

Në bazë të raportimeve të fundit, Samsungu ka krijuar dy versione të ndryshme të Note 6, por ende nuk ka vendosur se cilin do ta prezantojë më parë.

Galaxy S6 edge plus nuk do të ketë pasardhës, prandaj pritet që Note 6 të vijë me dy versione, transmeton Koha.net.

Note 6 pritet të ketë ekran të lakuar, siç e ka S7 Edge, derisa versioni i dytë do të vijë me ekran të rrafshët, por me specifika të njëjta.

Fableti i ri do të ketë ekran 5.8-inç QHD Super AMOLED, kamerën 12 megapixel, 6 gigabajt RAM dhe baterinë me 4 mijë mAh. Procesori do të jetë Exynos 8 Octa ose Qualcomm Snapdragon 823.

Memorien e brendshme do ta ketë 32 gigabajt, me mundësi zgjerimi përmes microSD. Note 6 do të lansohet vetëm pak kohë pasi Goolge të lansojë sistemin e ri operativ Android N.

Në një katër persona shprehet se ata do të “humbin gjithçka” nëse humbin telefonin

Opoja.net

BMW kundër Audi në borë, shikoni cila fiton

Opoja.net

Tre gjëra në rrjete sociale që mund t’iu ndëshkojnë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net