Opoja.net

Sanchez shkëlqen, Arsenali gjen fitoren

Sport
Sanchez shkëlqen, Arsenali gjen fitoren

Pas dy barazimeve ndaj Tottenhamit e Manchester Unitedit, Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger zhvilloi një pjesë të parë të zbehtë, mirëpo gjërat ndryshuan në pjesën e dytë dhe fitorja u arrit me golat e shënuara nga Alexis Sanchez (2) e Theo Walcott. Për Bournemouthin goli i vetëm u shënua nga Wilson përmes penalltisë

Për 90 minuta në këtë takim u paraqitën Xhaka e Mustafi, ndërsa Mustafi u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë. Sa i përket Xhakës, ai ishte një nga lojtarët më të dalluar të Arsenalit sot.

Me këtë fitore, Arsenali ka 28 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt.

 

Zyrtare: Reali e konfirmon lëndimin e Hazardit

Kushtrim Guraj

Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Kushtrim Guraj

Vajza e Maradonës shpërthen në lot pas golit të shënuar nga Boca Junior

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net