Opoja.net

Sefer Seferi mposhtet nga Manuel Charr

Sport
Sefer Seferi mposhtet nga Manuel Charr

Boksieri libanez Manuel Charr i ka shkaktuar humbjen e parë Sefer Seferit në meçin e zhvilluar sonte në Gjermani.

Charr fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, raporton Koha.net. Në raundet e para Seferi u tregua mjaft i mirë dhe i bëri ballë Charrit, por në raundet e më vonshme shihej një lodhje të boksieri shqiptar.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për titullin vakant në ËBA-Intercontinental.

Seferi pati një përkrahje shumë të madhe nga fansat shqiptarë, të cilët gjatë gjithë kohës në Göppingen të Gjermanisë i kanë dhënë përkrahje të madhe atij.

Charr tani ka 30 fitore në karrierë dhe 4 humbje, kurse Seferi ka 21 fitore dhe një humbje.

Në fund të meçit Charr i falënderoi fansat shqiptarë për atmosferën duke e bërë shqiponjën me duar.

Maradona nuk ‘mundi të prehej në paqe’, tifozët hynë në ndërtesën e presidencës, policia i largoi me dhunë ata

Kushtrim Guraj

Lajm i papritur nga Argjentina, Maradona ka nënshkruar të mos varroset, zbulohet çfarë ka kërkuar legjenda e futbollit

Kushtrim Guraj

Punonjësi i funeralit bënë foto me kufomën e legjendës argjentinase dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net