Selami Sylejmani, i ftuari i nderit si lektor në “The Breast Ultrasound”

Opoja Shëndeti
Selami Sylejmani, i ftuari i nderit si lektor në “The Breast Ultrasound”

Tiranë, nga data 2 deri 5 qershor  në Klinikën Erton po zhvillohet Kursi i trajnimit 4 ditor dhe intensiv “The Breast Ultrasound” i tipit Workshop, për ekzaminimin ekografik të gjirit, i ftuar i nderit si lektor në këtë kurs ka qënë Prof. Asist. Selami Sylejmani, MD, PhD  nga Prizreni.

Kursi i trajnimit intensive “The Breast Ultrasound” i tipit Workshop, për ekzaminimin ekografik të gjirit, me pjesmarrjen e mjekëve nga Kosova: Dr. Ferdita Haxhiu Derguti, Dr. Petrit Pupa, Dr. Milote Osmani, Dr. Hamnije Rexhaj, Dr. Bleta Smajli Vitia, Dr. Merita Qela, Dr. Ilir Kadiri, dhe nga Shqipëria do të jenë mjekët: Dr. Emirlanda Çela, Dr. Jonuz Karaj, Dr. Valbona Gashi, Dr. Amela Bushati, Dr. Resmi Rigers Balla. I ftuar i nderit si lektor në këtë kurs ka qënë Prof. Asist. Selami Sylejmani, MD, PhD (Prof. I Fakultetit të Mjekësisë i Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, Docent i Universitetit DIU “LIBERTAS” Zagreb, Kroaci) nga Prizreni, leksionet e të cilit u përcollën me interesim të madh nga kolegët.

© Opoja.net

100 bursa për studentë nga Komuna e Dragashit që studiojnë në universitetet publike të Kosovës

Fisnik Guri

DKA në Dragash pas intervistës me gojë shpall rezultatet për mësues klasor me kohë të caktuar në SH.F.M.U “Sezai Surroi”-Zym

Fisnik Guri

Veseli në Bresanë të Dragashit, zbulon pllakën me emrat e luftëtarëve të UÇK-së

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net