Opoja.net

Serbia nuk i njeh targat “RKS”

Kosova
Serbia nuk i njeh targat “RKS”

Në  veturat e shtetasve serbë, nuk figuron regjistrimi “RKS”. Shteti serb, ka gjetur një zgjidhje që të mos i njoh targat e Kosovës, duke lëshuar kështu tabela ilegale në komunat veriore.

Me këtë thuhet se Serbia, po e shkel marrëveshjën për Lirinë e Lëvizjes së vitit 2011, që parasheh se banorët e Kosovës, duhet të regjistrojnë veturat me targa RKS ose KS, shkruan Gazeta Fjala.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Kjo bëhet e ditur edhe në raportin e publikuar nga Qeveria.

“Serbia ende lëshon tabela ilegale të regjistrimit në komunat veriore të Kosovës, duke shkelur kështu Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të 2011-ës, e cila parasheh qartë që të gjithë banorët e Kosovës duhet t’i regjistrojnë veturat e tyre me tabela të regjistrimit RKS ose KS. Kosova e ka bërë të qartë që është duke hartuar planin për zgjidhjen e kësaj çështjeje, krahas problemit të automjeteve të paregjistruara në Kosovë” ./GazetaFjala/

Prizreni dhe 5 komuna tjera pajisen me aparatin RT-PCR

Opoja.net

Trusti tregon mënyrën dhe kushtet e aplikimit për 10 për qindëshin

Opoja.net

Rrëfimi i ish ushtares së UÇK-së nga Lezi i Prizrenit, Gjylsere Berisha

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net