Opoja.net

Sh.K.A. ‘Bresana’ shpërblehet me vendin e parë

Kultura Lajme Opoja

Para 5 mijë shikuesve të mbledhur në ambient të hapur, në fshatin Dejn të komunës së Rahovecit ka përfunduar festivali gjithëkombëtar i folklorit ” Anadrinia Jehon 2014″, ku ishin të pranishëm kryetari i Rahovecit Idriz Vehapi, gjenerali Kudusi Lame, dekani i Kolegjit ” Biznesi”, prof. Shyqeri Kabashi, zv.ministër i Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Fatmir Shurdhaj etj.

Në natën e tretë finale në konkurrencën garuese janë paraqitur Ansambli etnokulturor ” Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit me elemente nga ritet e lindjes, dhe valle tradicionale burrash dhe grashë, pas këtyre radha i ka ardhur SHKA ” Jehona e Malësisë së Sharrit” nga Tetova, të cilit janë paraqitur me këngën për Mehmet Pashë Derallën e kënduar nga Hajri Ismani dhe vëllezërit Abdyrramani, me këngën ” 14 marsi” e kënduar nga grupi i burrave, dhe vallet e ushtarit dhe e festës tetovare. SHKA ” Shotë Galica” nga Drenasi është paraqitur me këngë të kënduar nga Meritë Gashi e Resmije Krasniqi, si dhe me valle me çifteli, kurse SHKA ” Emin Duraku” nga Shkupi është paraqitur me këngën ” Katunar e sheherli” e kënduar nga vëllezërit Lamallari, interpretime me lodër nga Reshat Islami dhe mozaik vallesh.

shkaBresana

Juria profesionale në përbërje, Dilaver Kryeziu koreograf, Visar Munishi etnomuzikolog dhe Ukë Xhema etnolog, kanë vendosur që çmimi i tretë i festivalit t’i takoj SHKA” Jehona e Malësisë së Sharrit” nga Tetova, i dyti i ka takuar Ansamblit etnokulturor ” Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit, ndërkaq çmimi i parë për tërësinë më të dalluar programore i ka takuar SHKA ” Bresana” nga Bresana. Si mysafirë, festivalin e kanë nderuar edhe këngëtarë të estradës shqiptare Korab Shaqiri, Shyhrete Osmanollaj dhe Masar Hoti, të cilit kanë kënduar këngë nga repertuari i tyre. Pos këtyre çmimeve, organizatorët kanë shpërndarë edhe 14 çmime tjera, si për instrumentalistin më të mirë, rapsodin më të mirë dhe shumë çmime tjera. /opoja.net/

payday loans ms

Festa e ditës së flamurit në Dragash

Opoja.net

Mevludin Krasniqi: Llapi nuk duron ‘bisht sakice’

Fari Kolloni

Ku është akti/dokumenti origjinal i pavarësisë së Shqipërisë?!

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net