Opoja.net

Shaqiri nuk luan ndaj Cityt

Sport
Shaqiri nuk luan ndaj Cityt

Skuadra e Stoke Cityt do të jetë pa mesfushorin Xherdan Shaqiri për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, kanë raportuar të enjten mediumet angleze.

Shaqiri nuk do të luajë në ndeshjen që Stoke e luan të shtunën në udhëtim për shkak të lëndimit të gjurit që e pësoi të hënën ndaj Tottenhamit, përcjell Koha Ditore.

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka konfirmuar mungesën e Shaqirit, duke shtuar se shpreson që ta ketë reprezentuesin e Zvicrës për ndeshjet e tjera të mbetura deri në fund të këtij edicioni. Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, Stoke zë vendin e nëntë në tabelë me 47 pikë të mbledhura.

“Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Cityn. Ai ka pësuar një lëndim të lehtë të gjurit dhe po shpresoj ta kemi në stërvitje prej javës së ardhshme”, ka thënë Hughes. “Besoj se ky lëndim nuk është serioz dhe se Shaqiri do të kthehet pa përfunduar ky edicion”.

Shaqiri 24-vjeçar, te Stoke u transferua para fillimit të këtij edicioni dhe deri më tash në Premier League ka realizuar tri gola në 25 ndeshje.

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj

Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

Kushtrim Guraj

Real Madridi publikon listën e lojtarëve ndaj Interit, tri mungesa të mëdha

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net