Opoja.net

Shaqiri: Të gjithë më thanë, ”faleminderit, ju jeni tashmë një legjendë”

Sport

”Shaq i madh në proces”, tha Virgil van Dijk pas suksesit të lojtarëve të Liverpoolit të dielën. Kështu e nisë shkrimin mediumi britanik, The Guardian.

Shaqiri ka bërë ndikim të madh që prej ardhjes së tij në Liverpool, duke u treguar mjaft i rëndësishëm në triumfet e skuadrës së tij.

 

 

”Kishte një imapkt të madh”, tha Shaqiri për kontributin e tij në fitoren e Liverpoolit ndaj rivalit të moçëm, Liverpoolit.

”Ne kishim festën e Krishtlindjeve së fundmi dhe dukej se të gjithë po vinin tek unë dhe më thonin, ‘faleminderit’. Isha shumë i befasuar”.

”Të gjithë më thonin, ‘faleminderit, faleminderit, ju jeni tashmë një legjendë! Kjo ishte e këndshme për ta dëgjuar dhe ishte ndjenjë e mirë”.

”Në fund të fundit, ishte një ndeshje e Premier Leagues me tri pikë dhe tani mezi pres tjetrën të premten”, vazhdoi Shaqiri.

Tutje, ai ka përmendur edhe mesazhet që ka marrë pas shkarkimit të Jose Mourinhos, vendim që erdhi pas humbjes së Manchester Unitedit nga Liverpooli.

”Kam pasur shumë mesazhe nga miqtë e mi kur kjo ndodhi. Ka pasur mesazhe të mira për ndeshjen ndaj Man Unitedit, e më pas erdhi lajmin për Mourinhon”.

”Unë kam pasur edhe një mesazh, ‘Ishte faji juaj! Por, futbolli është i tillë nganjëherë’. Nuk mendoj se ky vendim erdhi vetëm pas fitores sonë, kishte edhe arsye tjera, por kjo do të mbetet në mendjen time gjithnjë”.

”Jam i kënaqur që ndihmova skuadrën të fitojë. Më e rëndësishme ishte ta kem një ndikim të madh në një ndeshje kaq të rëndësishme. E dija se ka rivalitet mes të dyja skuadrave, por t’i shënoja dy gola, ishte gjë e bukur”, tha Shaqiri, më tutje.

Ishte mbrëmje perfekte edhe për prindërit e Shaqirit, Fatime dhe Isen, të cilët e shikuan ndeshjen me krenari dhe e shijuan deri në fund.

”Prindërit e mi e shikuan ndeshjen ndaj Unitedit në TV në Zvicër dhe më thanë se ishin duke u ‘çmendur’ pasi shënova. Ata janë krenar që luaj për një top klub, klub të mrekullueshëm. Ata e donin qëndrimin tim në Angli sepse u pëlqen futbolli këtu”, tha Shaqiri.

Isen dhe Fatime u larguan nga Kosova me tre djemtë e tyre pasi filloi lufta në Kosovë – kur Shaqiri ishte 3-vjeçar. Babai i tij lante pjata në një restaurant, e më pas punonte edhe në ndërtimtari.

”Ju mund ta shihni historinë time në këpucët e mia të futbollit me flamuj. Shumë njerëz e keqkuptuan këtë. Kam lindur në Kosovë dhe jam rritur në Zvicër. Disa mendojnë se nuk jam duke e dhënë maksimumin për Zvicrën sepse e mbaj flamurin e Kosovës në njërën këmbë”.

”Por, kjo nuk është e vërtetë. Kosova është pjesë e historisë dhe jetës sime dhe gjithnjë do të jetë”.

”Flamuri i Zvicrës është në këmbën time të majtë sepse unë shënova me këmbën e majtë dhe njëren me këmbën e djathtë ndaj Man Unitedit”, tha Shaqiri në mes të tjerash./IndeksOnline/

Loading...

Mos i humb

Napoli – Milan: Formacionet zyrtare

Fari Kolloni

Befasi në formacionet Tottenham – Arsenal

Fari Kolloni

Ish- volejbollistja e njohur shqiptare humb jetën si pasojë e koronavirusit

Fari Kolloni

Stien tregon arsyen pse Griezmann u largua pas pjesës së parë në fitoren e Barçës kundër Valladolidit

Fari Kolloni

Coutinho merr vendimin për të ardhmen pas finales së LK-së

Fari Kolloni

Barca po e blindon këtë lojtar

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net