Opoja.net

SHBA: Presim që qeveria e re e Kosovës të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë

Kosova

Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

Shtetet e Bashkuara tha zëdhënësi, urojnë popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare.

“Ne mirëpresim mundësinë të punojmë me një qeveri të re pro-dialog, që të jetë e angazhuar për forcimin e demokracisë dhe paqes, për drejtësi dhe mirëqenie për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne kemi qenë të qartë për pritshmërinë tonë, që udhëheqja e re e Kosovës të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë bisedimet me Serbinë dhe të punojë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve”, thotë zëdhënësi në deklaratën për Zërin e Amerikës.

Ndërkaq ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u takua me kandidatin për kryeministër të lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, partia e të cilit doli e para në zgjedhjet e mbajtura dy ditë më parë.

Në një komunikatë të lëvizjes Vetëvendosje thuhet se në takim është diskutuar për “mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, për luftën kundër korrupsionit, ekonominë dhe për përparimin në dialogun me Serbinë”. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Koronavirusi, kontrolle mjekësore në pikën kufitare të Morinës, gati edhe dhoma e karantinës

Opoja.net

Detaje të reja rreth pacientes kosovare e cila dyshohet se u infektua me koronavirus

Opoja.net

Kurti ia thotë në sy Bernabiqit: I kërkoj Serbisë reciprocitet dhe të njohë Kosovën

Opoja.net

Një rast i dyshuar për Coronavirus shtrihet në Klinikën Infektive, analizat pas dy ore

Opoja.net

Dy kërkesat e Albin Kurtit në Londër para kryeministres së Serbisë

Opoja.net

Kosova me planin e reagimit për coronavirus

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net