Opoja.net

Shefja e YouTube ua ndalon fëmijëve të saj telefonat, dëshiron që ata komunikojnë mes vete

Teknologji

Zyrtarja më e lartë në YouTube, Susan Wojcicki ka thënë se ua merr fëmijëve telefonat dhe nuk i lejon të shikojnë pandërprerë – vetëm që ata të jenë prezent.

Në këtë mënyrë, shefja 51-vjeçarja që është në krye të platformës së shpërndarjes së videove, dëshiron që fëmijët e saj të flasin me njerëz dhe të komunikojnë mes vete, jo të surforjnë pa mbarim, transmeton Telegrafi.

“Ishte njëjtë kur kam qenë fëmijë, të shikuarit televizion ishte në rregull, mirëpo duheshin bërë detyrat, punët e shtëpisë dhe loja me shoqëri” ka thënë mes tjerash Wjcicki. Më largimin nga telefoni, ajo dëshiron që ata të fokusohen edhe në ambientin që i rrethon, meqë iu duhet të jenë të vëmendshëm kur dalin në rrugë dhe janë në ambiente të panjohura.

Të shikuarit e video pa fund, i largon nga jeta e përditshme dhe ua pamundëson orientimin në botën reale, andaj të shikuarit e videot e ndryshme, përfshitë edhe ato në YouTube, ata i kanë shumë të rralla. Gjë që nuk ndodhë asnjëherë gjatë pushimeve, apo në qëndrimet në parqe apo pushimore ku ka edhe fëmijë të tjerë.

Bosi i Apple, Steve Jobs kishte bërë të ditur më 2010, se nuk ua lejon fëmijëve të tij përdorimin e iPad, derisa përdorimi i teknologjisë në shtëpinë e tij, është shumë e limituar. /Telegrafi/

Mos i humb

Pas PayPal, kriptovalutën Libra e braktis edhe Visa e MasterCard

Opoja.net

YouTube iu mundëson të shlyeni historinë e kërkimeve në mënyrë automatike

Opoja.net

Instagram po e teston opsionin ‘Group Stories’

Opoja.net

Si e ndryshoi Samsung botën e teknologjisë dixhitale?

Opoja.net

Volkswagen zbulon “logon” e re për modelet e tij sportive

Opoja.net

Edhe Facebook e di që Kosova ka zgjedhje

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net