Opoja.net

Shembet Teatri Kombëtar në Tiranë

Rajoni
Shembet Teatri Kombëtar në Tiranë

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, forca të shumta policore dhe mjetet e rënda të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur punën për shembjen e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

Policia është konfrontuar me grupin e artistëve rezistentë që po mbronin Teatrin Kombëtar të cilët, së bashku me disa figura politike janë shoqëruar në komisariat, ndërsa zona është blinduar nga forcat e policisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kanë kundërshtuar ndërhyrjen për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa kryeministri Rama theksoi se askush nuk do të ndalojë zhvillimin e Tiranës.

Rama ka postuar një video në rrjetin social Facebook ku ka thënë se personat qe kundërshtojnë ndërtimin e teatrit, janë të njëjtët që kanë kundërshtuar çdo projekt rindërtimi në Tiranë.

Çështja, protesta dhe debati për shembjen dhe ndërtimin e Teatrit Kombëtar kanë vazhduar për 2 vitet e fundit.

Presidenti i vendit e ka dërguar para për herë të dytë në Gjykatë Kushtetuese këtë çështje. Ai i kërkoi Gjykatës të shfuqizojë si antikushtetues ligjin special Fusha dhe të ndalet rrëzimi i Teatrit Kombëtar, derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për ligjshmërinë e këtyre hapave nga qeveria.

Ky ligj u miratua përmes një vendimi të qeverisë, ku Teatri Kombëtar kaloi si pronë e Bashkisë së Tiranës.

“Përmes këtij akti, shqiptarët kudo janë, sot po rrezikohen të humbasin një pasuri publike me interes të lartë kombëtar. Me prishjen e tij, trashëgimia kulturore dhe identiteti kombëtar që mishërohet në këto godina, synohen të zhduken, dhe memorja jonë e përbashkët kolektive, të humbasë. Ky vendim i Këshillit të Ministrave vazhdon të bartë qëllimin antikushtetues për cenimin e pasurive pronë publike që janë të lidhura ngushtësisht me trashëgiminë kulturore kombëtare dhe identitetin kombëtar”, kishte thënë presidenti Meta.

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë thënë se teatri i ri është pjesë e planeve për zhvillimin e qytetit. Ata kishin miratuar një ligj special në parlament, që një firmë private ta ndërtonte objektin e ri. Por, pas protestave dhe reagimeve të shumta, ky plan ishte pezulluar.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkonte restaurimin e ndërtesës 80 vjeçare, pa e shembur atë duke e cilësuar godinën si kujtesë kolektive dhe pasuri kombëtare.

Loading...

Mos i humb

SHBA tërhiqet nga OBSH

Opoja.net

Mosmiratimi i buxhetit rrezikon falimentimin e bizneseve

Opoja.net

Lajmi i fundit: Presidenti del pozitiv me koronavirus

Opoja.net

‘Momenti i fundit’ për miratimin e Ligjit për pandeminë

Opoja.net

Presidenti pranon se ka simptoma të Koronavirusit

Opoja.net

A po kryhen testime për COVID-19 në Graçanicë?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net