Opoja.net

Shënohet 20 vjetori i Policisë së Kosovës, qytetarët i shqetëson grabitja e bankave

Kosova

Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk janë të kënaqur me policinë e vendit, e këta të fundit kanë 20 vite që funksionojnë, të cilat po i festojnë me aktivitete të ndryshme.

Sinan Duli nuk është i kënaqur me Policinë e Kosovës edhe pas 20 vite funksionimi të saj.  Ai po fajëson ata edhe për mos sigurinë në banka.

“Nuk jam asnjë pikë i kënaqur me Policinë e Kosovës. Hajnat më të mëdhenj kanë shkuar në polici. Ata i vodhën bankat,…”, shprehet për RTV Dukagjinin, Sinan Duli.

Megjithatë, ka edhe shumë të tillë që kanë mendim pozitiv për Policinë e Kosovës.

“Me shumicën e policëve jemi të kënaqur, por me një pjesë të tyre assesi nuk jemi të kënaqur. Disa janë shumë të mirë e disa tjerë janë shumë agresivë”, shprehet qytetari Ahmet Gashi, përcjell Telegrafi.

E në kuadër të 20 vjetorit të formimit të Policisë së vendit, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Kryeqytet janë prezantuar disa mjete që policia i përdorë gjatë punës së tyre.

E aty foli edhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili paralajmëroi aktivitetet që do të jenë në vazhdën e formimit të Policisë së vendit.

“Natyrisht ky është vetëm njëri nga aktivitetet që shënohen. Sot kemi shënuar edhe disa aktivitete sportive. Gjatë ditëve në vijim do të kemi edhe aktivitetin ku portat e stacioneve të policisë do të jenë të hapura për gjithë qytetarët për vizitë. Të premten me rastin e 20 vjetorit të Policisë së Kosovës do ta kemi aktivitetin qëndror”, shprehet Semedin Mehmeti.

Ndryshe, 6 shtatori është dita e formimit të Policisë së Kosovës. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Mos i humb

Mot vjeshtor, këto janë temperaturat për sot dhe nesër

Opoja.net

Haradinaj: E rëndësishme kush fiton më 6 tetor, sepse ai e udhëheq dialogun me Serbinë

Opoja.net

Mbi 3500 persona hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës këtë vit

Opoja.net

Gjermania dhuroi 500 mijë euro për FSK-në

Opoja.net

Brnabiq: Gjermania nuk ka propozim konkret e as “vija të kuqe” për Kosovën

Opoja.net

20 vjet nga themelimi i TMK-së

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net