Opoja.net

Shënohet 72 vjetori i Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren

Kultura
Shënohet 72 vjetori i Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren

Të martën është mbajtur manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “ Xhemajli Berisha” me rastin e shënimit të 72. vjetorit të funksionimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Pjesë e këtij manifestimi ishin një numër i madh i të pranishmëve përfshirë krijues letrar, zyrtarë të ambasadës së SHBA-ve, përfaqësues të bibliotekave nga hapësirat mbarëshqiptare e qytetarë të shumtë.

Para të pranishmëve, një fjalë rasti mbajti drejtoresha e këtij institucioni, Sahadete Sadikaj – Kukaj, e cila tha se përkundër sfidave të ndryshme siç janë mungesa e hapësirave, stafit etj me mjaft sukses po e përmbyll edhe këtë vit në përvjetorin e 72-të të themelimit me 242. Aktivitete të larmishme.

Drejtoresha e Bibliotekës ka falënderuar për bashkëpunim dhe mbështetje ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë. Zyrtari i ambasadës amerikane, Mark Nejllor, e ka vlerësuar jashtëzakonisht lartë funksionimin e Bibliotekës në Prizren, duke thënë se ajo me meritë ndodhet ndër tri institucionet më të suksesshme në Kosovë në sektorin e bibliotekarisë.

Më pas janë shpërndarë mirënjohje dhe janë shpërblyer me çmime letrare disa nga krijuesit letrar. Me çmimin “ Abdullah Thaçi” është shpërblyer krijuesi nga Opoja e Dragashit, Ibrahim Skenderi, ndërsa për poezitë më të mira në librin e botuar nga Biblioteka me titull “ Kreshtat e fundit”, janë shpërblyer krijuesit prizrenas: Salajdin Krasniqi dhe Musa Bushrani, dhe krijuesi nga Presheva, Bilall Maliqi. Ibrahim Skenderi, laureati i çmimit që mban emrin e poetit , Abdullah Thaçi, tha se për të është një nder i madh që merr një shpërblim të tillë që mban emrin e poetit të madh, çmim ky që duhet të institucionalizohet me fuqishëm, theksoi ai.

Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik, si dhe janë ndarë mirënjohje për bashkëpunëtorë dhe punëtorë më të dalluar të Bibliotekës më të vjetër në vendin tonë./Tv Prizreni/

Prizren, ekspozitë dyersh dhe dritaresh që çojnë drejt historisë

Opoja.net

‘A e n’kryot a?’, ‘Lum ajo nonë gji t’ka bo’: Urimet popullore në të folmen e Opojës

Opoja.net

Flet kompozitori i këngës “Marshi i UÇK-së”: Kam marrë miliona euro për këtë këngë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net