Opoja.net

Shënohet rekordi i temperaturës më të ulët në Rusi, -62 gradë

Kuriozitete
Shënohet rekordi i temperaturës më të ulët në Rusi, -62 gradë

Rekord temperaturë e ulët prej minus 62 gradëve është regjistruar në rajonin “Golemo Ollhovo” në rrethinën autonome “Hanti Mansisk”, njoftuan autoritetet lokale të mërkurën.

“Mbrëmë në fshatin “Kazim Bellojarsko” ishin matur minus 58 gradë… dukshmëria praktikisht nuk ekziston. Të dhënat e fundit tregojnë minus 62 gradë sot, në rajonin e njëjtë”, ka deklaruar për agjencincë RIA përfaqësuesja e autoriteteve lokale Elena Shumakova.

Për shkak ftohtit ekstrem është ndërprerë arsimi në shkollat. Më herët është publikuar se për shkak të kushteve shumë të vështira të motit janë anuluar të gjithë fluturimet në aeroportet lokale.

Sipas autoriteteve, meteorologët parashikojnë të premten temperatura të rritet në minus 30 gradë Celsius dhe bëjnë shaka se do t’ju duket se janë në ndonjë pushimore jugore.

Rekordi absolut i temperaturës që është regjistruar në Rusi, është vërejtur në fshatin “Ojmjakon” në “Jakutija”, të cilin e quajnë “pol i ftohtit” i planetit. Aty në vitin 1938 janë matur minus 77.8 gradë Celsius.

Vetëm 4% e njerëzve në botë arrijnë ta lexojnë ndonjë fjalë në foto, ju çfarë shihni?

Opoja.net

Belgjikë, shitet pëllumbi më i shtrenjtë për 1,6 milion euro

Opoja.net

80% e makinave në të gjithë botën janë njëra nga këto katër ngjyra

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net