Opoja.net

Shërohen dy të infektuarit e fundit me Covid-19 në Kaçanik

Shëndeti
Shërohen dy të infektuarit e fundit me Covid-19 në Kaçanik

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka njoftuar se dy rastet e fundit me Covid-19 në këtë qytet janë shëruar duke çuar në zero numrin e personave me koronavirus në këtë qytet.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook njëherit i ka falënderuar qytetarët për durimin gjatë kohës së izolimit.

“. Ju falenderoj përzemërsisht për durimin dhe qetësinë e krijuar për sa kohë që kemi qenë të izoluar. Bëni kujdes, mbaje distancën, respekto rregullat nga IKSHP. Së bashku po ia dalim…! Ditët e mira po afrohen”, shkruan ai, transmeton Klan Kosova.

Sipas shifrave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike numri i të prekurve me koronavirus në vend është 1.052 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i të shëruarve në vend është gjithsej 820, transmeton Klan Kosova.

 

Loading...

Mos i humb

Pulat mund të shkaktojnë një pandemi të re, 100 herë më të keqe se Koronavirusi

Kushtrim Guraj

Ja pse është shumë e rëndësishme të vendosim maska kur dalim në publik

Kushtrim Guraj

Çka është Remdesiviri dhe pse po e kërkojnë të gjithë?

Kushtrim Guraj

A duhet t’i ushqejnë fëmijët me gji nënat e infektuara me Covid-19, flasin nga OBSH

Kushtrim Guraj

Zbulim i ri: Versioni i ri i Covid-19 përhapet shpejt, por nuk është i rëndë

Kushtrim Guraj

Krejt çfarë dihet për virusin e gripit të derrave në Kinë, që i ka shqetësuar njerëzit – por edhe shkencëtarët

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net