SHFMU ‘Ulina’ në Kosavë kërkon një mësimdhënës të kimisë për 10 orë në javë

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Drejtoria komunale e Arsimit në Dragash, përmes një konkursi plotësues të publikuar në faqen zyrtare, kërkon plotësimin e një vendi të lirë të punës në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët ‘Ulina’ në fshatin Kosavë.

Kësaj radhe kërkohet një mësimdhënës i lëndës së kimisë, që do t’i ketë në dispozicion vetëm 10 orë në javë.

Ju kujtojmë se pak kohë më parë nga SHFMU ‘Ulina’ në Kosavë ishte pensionuar mësimdhënësi Ziqiri Kolloni, vendin e të cilit pritet ta zë kandidati fitues i këtij konkursi të shpallur nga DKA në Dragash.

Konkursin dhe detajet e tjera mund t’i gjeni duke klikuar këtu./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , ,
- Reklama-
- Reklama-