Opoja.net

Shiten të gjitha biletat, Angli-Kosovë

Sport
Shiten të gjitha biletat, Angli-Kosovë

Anglia do të jetë nikoqire e përfaqësueses së Kosovës në futboll.

“Tre luanët” do të takohen gjatë muajit shtator me “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Tashmë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që do të zhvillohet më 10 shtator (e martë) në stadiumin e Southamptonit, Saint Mary.

Stadiumi i Southamptonit

Kjo e fundit ka një kapacitet prej 32505 ulësesh dhe nuk është shfrytëzuar për kombëtaren angleze asnjëherë gjersa është hera e parë pas vitit 2006 që do të luajnë larg Welmbleyt.

Theksojmë se paraprakisht Kosova do të takohet në këto gara me Malin e Zi dhe Bullgarinë gjatë muajit qershor ndërsa Anglia, tri ditë para se të luajë kundër përfaqësueses sonë, do të takohet me Bullgarinë.

Ndryshe, Anglia është lidere e grupit A me gjashtë pikë ndërsa verdhekaltërit zënë pozitën e tretë me një pikë. /Telegrafi/

U zhvillua ndeshja revyale për nder të 28 Nëntorit ndërmjet Veteranëve të futbollit dhe FSK-së

Opoja.net

Urimi i kapiteni legjendar për 28 Nëntor

Kushtrim Guraj

Vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor, e pësojnë Trepça ’89, Llapi dhe Feronikeli

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net