Opoja.net

Shkencëtarët pikërisht tani kanë zbuluar se si mund të transmetohet koronavirusi: A do ta përshpejtojë kjo përhapjen e tij?

Rajoni
Shkencëtarët pikërisht tani kanë zbuluar se si mund të transmetohet koronavirusi: A do ta përshpejtojë kjo përhapjen e tij?

Edhe virusologët kinezë janë të tmerruar

Lloji i ri i koronavirusit në Kinë ka mundur të përhapej nga një person në tjetrin nëpërmjet sistemit tretës, ka transmetuar agjencia gazetare kineze Xinhua, duke u mbështetur në burime mjekësore.

Ekspertët e spitalit Renminbi nga Wuhani i kanë publikuar zbulimin e tyre pasi që kanë studiuar mostrat e jashtëqitjeve të pacientëve, transmeton telegrafi.

Shumica e pacientëve të infektuar me koronavirus kanë vuajtur vetëm nga dy diarre, jo nga simptomat klasike siç p.sh. temperatura.

Diarreja e përbën rrugën fekalo-orale të transmetimit të virusit me siguri kur nuk ekziston infrastruktura përkatëse sanitare dhe shprehitë e rrënjosura higjienike të larjes me themel të duarve.

Ndryshe, pushteti kinez të dielën ka publikuar që në karantinë e futi edhe qytetin me nëntë milionë banorë, Wenzhou, i pari jashtë Krahinës Hubei në të cilën ka filluar epidemia.

Në çdo të dytën ditë nga shtëpia guxon të dalë vetëm një anëtar i familjes për t’u furnizuar me gjërat e nevojshme.

Loading...

Mos i humb

Më shumë se 150.000 raste me koronavirus në botë

Opoja.net

Coronavirusi merr 3 mijë jetë anembanë botës

Opoja.net

Video prekëse: Një bebe e infektuar nga koronavirusi

Opoja.net

Në Zvicër jetojnë mbi 2 milionë të huaj: Sa prej tyre janë shqiptarë?

Opoja.net

Shënohet rasti i parë i koronavirusit në Gjermani

Opoja.net

Qasja e re e presidentit Trump ndaj shqiptarëve dhe Ballkanit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net