Opoja.net

Shkencëtarët zbulojnë si mund të jetë vaksina antikoronavirus

Shëndeti
Shkencëtarët zbulojnë si mund të jetë vaksina antikoronavirus

Jo me injeksion, shkencëtarët zbulojnë si mund të jetë vaksina antikoronavirus.

Në mesin e garës globale për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19, studiuesit britanikë kanë dalë me pretendimin se imunizimi mund të jetë më i efektshëm nëse bëhet përmes sprajit nazal në vend të injeksionit.

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe Imperial College London – të cilët aktualisht po kryejnë teste mbi njerëzit për vaksinën e re – po planifikojnë një valë të dytë testesh, këtë herë duke I kushtuar vëmendje “ imunizimit përmes mukozës”, raportoi Daily Mail.

“Për momentin, shumica e vaksinave realizohen me injeksione konvencionale intramuskulare. Arsyeja është se kjo rrugë konsiderohet më e lehtë dhe më e shpejtë për të parë rezultatin, por është shtuar ndjeshëm interesi për një vaksinë në formën e sprajit nazal.

Aktualisht në botë po testohen rreth 120 vaksina kundër Covid-19. Në Gjermani kompania Curevac nga Tybingeni ka filluar fazën e parë të testimit të një vaksine.

Qeveria gjermane investoi tek kjo kompani 300 milion euro, pasi qeveria amerikane kishte treguar gjithashtu interes për Curevac.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të projekteve për zhvillimin e një vaksine në vende dhe kontinente të ndryshme, ne nuk presim konflikte globale për shpërndarjen e saj,” tha Han Steutel, Presidenti i Shoqatës së Kërkimit të Kompanive Farmaceutike në Gjermani (vfa) për DW. “Ne mendojmë se vaksinimet mund të fillojnë pak a shumë në të njëjtën kohë në disa vende,” u shpreh ai.

Loading...

Mos i humb

Rusia thotë se në shtator nis prodhimin masiv të vaksinës kundër Covid-19

Kushtrim Guraj

Kështu e “merr peng trupin” koronavirusi

Kushtrim Guraj

Martohet kryeministrja më e bukur në botë

Kushtrim Guraj

Koronavirusi do të jetë prezent për një kohë të gjatë

Kushtrim Guraj

Disa njerëz që nuk janë infektuar me COVID-19, tashmë mund të jenë imun ndaj këtij koronavirusi

Kushtrim Guraj

Lajm i mirë: Edhe personat që nuk janë prekur nga Covidi mund të kenë imunitet.

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net