Opoja.net

Shkollimi ndërlidhet me një zemër më të shëndetshme

Shëndeti
Shkollimi ndërlidhet me një zemër më të shëndetshme

Edukimi i lartë është ndërlidhur gjithmonë me punë më të mira, rrogë më të mirë, dhe tani, me një zemër më të shëndetshme.

Njerëzit të cilët shpenzojmë shumë vite në shkollë kanë rreziqe më të vogla të sëmundjeve të zemrës, sipas një ekipi ndërkombëtar të hulumtuesve nga Universiteti i Lausanne në Zvicër, Universiteti i Londrës dhe Universiteti i Oksfordit në Angli, transmeton Telegrafi.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në internet me 30 gusht në ‘BMJ’.

Për këtë konkludim, ekipi hulumtues ka ekzaminuar 162 variante gjenetike të ndërlidhura me vitet e shkollimit nga përafërsisht 544,000 meshkuj dhe gra, shumica prej të cilëve kishin qenë me prejardhje evropiane.

Me ndihmën e këtyre informacioneve gjenetike, hulumtuesit kanë qenë të aftë të konkludojnë se një predispozitë gjenetike me më shumë edukim është e ndërlidhur me rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Rreth 40 për qind e të infektuarve me Koronavirus janë pa simptoma

Kushtrim Guraj

OBSH rishikon se si transmetohet koronavirusi përmes ajrit

Kushtrim Guraj

Kamera speciale tregon se si ndihmon maska në parandalimin e përhapes së koronavirusit

Kushtrim Guraj

Virologu që zbuloi Ebolën jep lajmin e keq lidhur me koronavirusin

Kushtrim Guraj

Edhe klimat janë ato që ndihmojnë në shpërndarjen e Koronavirusit

Kushtrim Guraj

Vala e dytë e Covid-it do të vijë kur temperaturat të bien në 4 gradë

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net