Opoja.net

Shkup, hapet Panairi i 28-të Ndërkombëtar i Librit

Rajoni
Shkup, hapet Panairi i 28-të Ndërkombëtar i Librit

Në Shkup mbreme zyrtarisht është hapur Panairi i 28-të Ndërkombëtar i Librit, i cili do të qëndrojë i hapur nga 12 deri më 18 prill, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë Panair, siç u informua, do të ofrohet literaturë nga autorë vendas dhe të huaj, botime shkencore, libra për fëmijë, etj. Botuesit do të organizojnë edhe promovime dhe takime me autorët e stendave të tyre ku në shtatë ditët e panairit planifikohen mbi 30 promovime. Panairi i Librit është një nga manifestimet i cili tradicionalisht tërheq një numër të madh vizitorësh.

Drejtoresha e Panairit të Shkupit Daniella Gligorovska tha se Panairi i Librit tashmë 28 vite në mënyrë tradicionale i bashkon botuesit vendas dhe të huaj me adhuruesit e librit që është dëshmi e suksesit dhe ndikimit të këtij manifestimi të Panairit.

“Çdo vit më shumë se 40 mijë qytetarë na vizitojnë të siguritë se do të gjejnë librin e tyre të përkryer. Sivjet presim që të ketë numër rekord që do të tregojë se në Maqedoni ende vlerësohet dashuria ndaj leximit”, u shpreh Gligorovska.

Nga ana tjetër Ministrja e Kulturës e Maqedonisë, Elizabeta Kançevska Milevska tha se e gëzon fakti që edhe sivjet janë mbi 70 botues jo vetëm nga rajoni, por edhe më gjerë.

“Panairi i Librit ka rëndësi të madhe për literaturën dhe krijimtarinë letrare të Republikës së Maqedonisë sepse në Panairin e Librit promovohen sasi e madhe e botimeve nga të gjitha zhanret ashtu që besoj se për të gjithë vizitorët dhe adhuruesit e fjalës së shkruar Panairi ka rëndësi të madhe”, tha Elizabeta Kançevska Milevska.

Krahas autorëve vendas, do të ketë botues edhe nga Serbia dhe Shqipëria.

Duke filluar prej nesër Panairi do të qëndrojë i hapur nga ora 10 deri në ora 20, ndërsa çmimi i biletës është 30 denarë, ndërsa 20 denarë për vizita grupore.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net