Opoja.net

Shkup, mbahet marshi i paqes për Srebrenicën

Rajoni
Shkup, mbahet marshi i paqes për Srebrenicën

Qindra qytetarët sot në mesditë u mblodhën para xhamisë së Murtat Pashës në Çarshinë e vjetër të Shkupit, nga ku nisën Marshin e paqes për Srebrenicën, në shenjë përkujtimi për viktimat e pafajshme të gjenocidit të Srebrenicës të ndodhur 21-vite më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i komuntiteti kulturor të boshnjakëve në Maqedoni, Xhemal Bektoviç tha se motivi për organizimin e marshit të paqës për Srebrenicën është që në mënyrë simbolike të shënohet 21-vjetori i masakrës së tmerrshme, e cila paraqet Holokaustin e dytë në Evropë.

“Me këtë qëllim edhe ne u mblodhëm sot, që përmes këtij marshi të paqes të bëjmë thirrje për pajtim mes popujve, me idenë e valorizimit të drejtë të ngjarjeve historike ashtu që njerëzit të mos harrojnë atë që iu ka ndodhur, sepse zakonisht njerëzit të cilët harrojnë atë që iu ka ndodhur, ajo u përsëritet”, tha Bektoviç.

Nënkryetari i Komunitetit kulturor Boshnjak në Maqedoni, Xhevad Hot, theksoi se gjenocidi në Srebrenicë nuk duhet të harrohet, dhe se marshi i sotëm kujton vuajtjet e boshnjakëve në Bosnjë e Hercegovinë 21 vite më parë, dhembjen dhe pikëllimin e së cilës ende e ndiejnë boshnjakët në Maqedoni.

“Komuniteti kulturor i boshnjakëve ka organizuar këtë marsh me qëllimin të ngritjes së ndërgjegjes kombëtare të boshnjakëve, por edhe të të gjitha kombësive të tjera që jetojnë në Maqedoni, që t’ua rikujtojmë ngjarjet e viti 1995 në Bosnjë e Hercegovinë. Boshnjakët e Republikës së Maqedonisë fizikisht ishin larg këtyre ngjarjeve, por mund të themi se me zemra ishim shumë afër tyre”, theksoi Hot, i cili shtoi se boshnjakët e Maqedonisë për katërtin vit radhazi kanë organizuar përkujtimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Përfaqësuesit e komunitetit kulturor boshnjak rikujtuan se Parlamenti i Maqedonisë në vitin 2010 miratoi Deklaratën me të cilën mbështesin Rezolutën e Parlamentit Europian për Srebrenicën dhe kërkuan nga institucionet përkatëse që gjenocidi i Srebrenicës në Maqedoni të shënohet në mënyrë adekuate.

Ky pritet të jetë kabineti i Joe Biden

Opoja.net

Sot një vjet bota ndryshoi, si u paraqit rasti i parë me Covid-19

Opoja.net

Tragjedia në Zvicër: Vdes 15 vjeçari kosovar, pasi u godit nga treni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net