Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi: Planet e Serbisë për Dragashin dhe Gorën

Kosova Opinione
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi: Planet e Serbisë për Dragashin dhe Gorën

Shkruan: Hysen Bojaxhiu

 

Në librin “Politika Serbomadhe: Prej Grashaninit deri te Akademia”, që është përgatitur dhe përkthyer nga serbishtja nga Flaka Surroi, gjenden dokumentet kryesore dhe planet e Shtetit Serb për dëbimin e Shqiptarëve nga tokat e tyre.

Libri fillon nga ”Naçertanja ” e Ilia Grashaninit e mbaron tek ”Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë”.

Qëllimi dhe koncentrimi më i madh është tek ISELJAVANJE ARNAUTA (DËBIMI I ARNAUTËVE), që ishte memorandum i paraqitur në Beograd më 7 mars 1937, nga Vaso Çubriloviq. Në ketë plan shihet qartë urrejtja e shtetit serb ndaj shqiptarëve dhe dëshira e tyre për t’i dëbuar ata nga tokat e veta.

Sipas Çubriloviqit, dëbimi i shqiptarëve duhet të bëhet me zhvendosjen e tyre në masë dhe jo më kolonizimin gradual, siç ishte bërë deri në ato vite. Madje ai planifikoi edhe vendet se ku duhej të dëboheshin ata; ato vende ishin Shqipëria dhe Turqia .

Por dëbimi për në Shqipëri nuk doli të jetë efikas dhe i suksesshëm, sepse Qeveria e atëhershme në Tiranë nuk pranoi që të ndodhte kjo, bashkë me këmbënguljen edhe të shtetit italian, duke i krijuar Serbisë pengesa të pakapërcyeshme.

Sa i përket dëbimit në Turqi, kjo veç se u pranua nga Qeveria në Ankara. Ata fillimisht u pajtuan që t’i pranojnë afro 200 mijë të shpërngulur. Për këtë u nënshkrua edhe një Konventë Jugosllavo – Turke, e për të cilën do të flasim më vonë.

Ajo që më shtynë të bëj këtë shkrim është fakti se në listën e vendeve nga ku do të shpërnguleshin shqiptarët ishte edhe Gora e Dragashit. Prandaj është më me interes për mua, sepse i përkas këtij rajoni.

Spastrimi i shqiptarëve duhej të bëhej në disa mënyra. Ata mendonin që së pari të bëhej një presion mbi klerikët fetarë, qoftë duke e përdorur forcën, por edhe duke i shpërblyer me para, sepse ata besonin se feja kishte ndikim të madh tek shqiptarët, dhe klerikët do ta bindnin popullsinë se ky dëbim ishte në favorin e tyre. Mënyrat tjera ishin burgosjet, gjobat, zbatimi i egër i urdhërave të policisë, ndalimi i kontrabandës, dëmtimi i bujqësisë, puna e detyrueshme dhe gjëra të tjera, të cilat e bëjnë të padurueshëm qëndrimin e shqiptarëve aty.

Pas shpopullimit të këtyre vendeve nga shqiptarët, planifikohej që ato të populloheshin nga banorë të tjerë të ardhur aty, si nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, e Mali i Zi .

Rajoni i jugut të maleve të Sharrit duke përfshirë edhe Dragashin ishte planifikuar që të popullohej më Serbë nga Vranja, Leskoveci, Piroti dhe Vllasenica, dhe ishte bërë planifikimi që nga këto vende të vinin kryesisht fshatarë nga vende malore të cilat nuk kishin vende të përshtatshme për jetesë. Si shpërblim këtyre kolonëve duhej dhënë toka ,por jo me pronësi të përhershme, por me një afat prej 30 vitesh shfrytëzimi .

Tani do të dalim pak tek Konventa Jugosllavo-Turke e 11 korrikut 1938. Kjo konventë ishte nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhësisë së Tij, Mbreti i Jugosllavisë. Kjo konventë kishte gjithsej 21 nene. Neni 7 parashihte që Qeveria Jugosllave do t’i paguante Qeverisë Turke shumën prej 500 funteve (lirave) turke për person, që i binte gjithsej 20 milionë funte për 40 mijë familje, e që parashikohej të shkonin atje për gjashtë vite.

Këto dokumente janë një pikë tejet e mirë reference për të parë se çfarë planesh ka bërë Serbia kundër shqiptarëve.

Bordi i KEK-ut aprovon planin afarist dhe buxhetin për vitin 2021

Kushtrim Guraj

MTI njofton se janë lajmëruar tre investitorë strategjik për ‘Hotel Grand’-in

Kushtrim Guraj

Pavarësisht rritjes së rasteve, mijëra kosovarë nisen për ta kaluar fundjavën në Shqipëri

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net