Opoja.net

Shqipëri, haxhinjtë kthehen nga tokat e shenjta

Shqipëria

Grupi i parë i haxhinjëve nga Shqipëria i përbërë nga 210 besimtarë është kthyer në vend, pas përfundimit të ritualit të Haxhit në tokat e shenjta, raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarët muslimanë janë pritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga familjarët dhe të afërmit e tyre, si dhe nga besimtarë të tjerë, duke i pritur mes emocionesh dhe luleve.

Korab Shehu, i cili është njëri prej besimtarëve që mbërriti me grupin e parë, për AA tha se është hera e tetë që viziton tokat e shenjta për të kryer Haxhin.

“Përshtypjet tona për Haxhin dhe vendet e shenjta janë shumë të mira, që nëse mund ta krahasoj me diçka që konsumohet më shumë të shtohet uria. Përsëri të nisem atje jam në gjendje që të shkoj dhe t’i vizitoj ato vende të shenjta”, tha Shehu.

Ai theksoi se për gjithë besimtarët kryerja e Haxhit është një kënaqësi e madhe, duke bashkuar miliona haxhinj.

“Kush niset që të shkojë në vendet e shenjta mos të mbajë një brengë sesa vështirë do të jetë sepse e ka lehtësuar i madhi Zot”, u shpreh Shehu.

Grupi tjetër i besimtarëve të Shqipërisë do të kthehen gjatë ditës së sotme.

Edhe këtë vit bashkë me besimtarët muslimanë nga Shqipëria, udhëtuan për në tokat e shenjta edhe besimtarët nga Mali i Zi, ndërsa për të dy vendet në total ishin 400.

Çmimi në total për kryerjen e Haxhit për besimtarët nga Shqipëria për vitin 2019 ishte 3.700 euro, të cilët u bashkuan me miliona besimtarë nga e gjithë bota për të kryer kushtin e pestë të Islamit.

Mos i humb

New York Times: Tirana, parajsa e radhës e arritshme evropiane

Opoja.net

Policia e Kosovës e pranishme në Shqipëri për sezonin e verës

Opoja.net

Berisha i kundërpërgjigjet akuzave të Vuçiqit për Haradinajn

Opoja.net

Shqipëri, alarmante lindjet barazohen me vdekjet

Opoja.net

10-vjet në NATO, Shqipëria mirëpret aleatët në Tiranë

Opoja.net

Shqipëria po pakësohet dhe po plaket

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net