Opoja.net

Shqipëri – Izrael zhvillohet në Shkodër

Sport
Shqipëri – Izrael zhvillohet në Shkodër

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ”Rusia 2018”, e cila do të zhvillohet më 12 nëntor, do të luhet në stadiumin ”Loro Boriçi” në Shkodër.

Këtë e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), përmes një njoftimi për medie.

”Federata Shqiptare e Futbollit, njofton sportdashësit, median dhe gjithë opinionin, se ndeshja e 12 nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit, për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit “Rusi 2018, do të luhet sipas parashikimit në stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Aktualisht, Shqipëria është në vendin e tretë në grupin G me gjashtë pikë, po aq sa ka dhe Izraeli në vendin e katërt, por me goldallim më të dobët se Shqipëria./GazetaFjala/

Zyrtare: Reali e konfirmon lëndimin e Hazardit

Kushtrim Guraj

Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Kushtrim Guraj

Vajza e Maradonës shpërthen në lot pas golit të shënuar nga Boca Junior

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net