Opoja.net

Shqipëri me Aeroport në jug të vendit

Shqipëria
Shqipëri me Aeroport në jug të vendit

Qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për ndërtimin e një aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Ministrinë e Transportit dhe Autoritetin e Avicionit Civil që të kryejnë tenderimin e projektit për realizimin e studimit të fizibilitetit për ndërtimin aeroportit.

Shuma e vënë në dispozicion është 30 milionë lekë. Studimi do të përcaktojë vendin se ku do të ndërtohet ky aeroport, numrin e mundshëm të udhëtarëve dhe përfitimet. I gjithë procesi do të monitorohet nga Ministria e Trasnportit. Me përfundimin e studimit do të vendoset nëse investimi do të jetë publik apo privat. Plani për ndërtimin e kësaj vepre ka për qëllim rritjen e numrit të turistëve të huaj në zonat bregdetare të jugut.

Mundësia e ndërtimit të një aeroporti të ri në jug të vendit për fluturime ndërkombëtare, kryesisht çarter turistikë, u krijua pas ndryshimit të kontratës koncesionare me kompaninë që administron aeroportin e Rinasit. Sipas marrëveshjes, koncesioni shtyhet disa vite kundrejt lejimit të kryerjes së fluturimeve ndërkombëtare edhe nga aeroporte të tjera në vend.

Më parë, ky ekskluzivitet ka qenë vetëm i aeroportit “Nënë Tereza”.

Loading...

Mos i humb

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Nuk do të mbyllim kufijtë

Opoja.net

Në Shqipëri edhe 8 raste të dyshuara me koronavirus dolën negative

Opoja.net

Njerëzit dalin në rrugë pas tërmetit në Shqipëri

Opoja.net

Dy tërmete të fuqishme godasin sërish Shqipërinë

Opoja.net

Rama: Kufiri Kosovë-Shqipëri s’hapet, Mini-Shengeni hap kufijtë e gjithë rajonit

Opoja.net

Një kat i shtëpisë u zhyt nën tokë, familja me 15 anëtarë që shpëtoi mrekullisht nga tërmeti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net