Opoja.net

Shqipëria heq vizat për 6 vende

Shqipëria
Shqipëria heq vizat për 6 vende

Ministria e JashtmeNë prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsoliduar prej disa vitesh, Këshilli i Ministrave ka vendosur heqjen e vizave për shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë për periudhën 15 maj – 1 nëntor 2016.

Ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga ministri i Punëve të Jashtme dhe ministri i Punëve të Brendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për çështjet e turizmit.

Sipas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë pa vizë.

Heqja e vizave për këto shtete bëhet me qëllim tërheqjen e turistëve të huaj për këtë sezon vjetor, sipas një njoftimi për media të Ministrisë së Jashtme.

Fjalimi i plotë i Ismail Qemalit për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Opoja.net

Besimtari mysliman rrëfen historinë e rëndë: Ia nxorën nënën me Covid dhe ia çuan në morg, i biri e gjeti me pulsin që i rrihte

Opoja.net

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Nuk do të mbyllim kufijtë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net